Flash

Kremtohet sot Dita e Verës, historia e festës të lashtë pagane

Lapsi.al 14 March 2025
Kremtohet sot Dita e Verës, historia e festës të lashtë

Kjo e premte 14 marsi shënon një ditë festive të veçantë në Shqipëri, e cila nuk festohet në asnjë vend tjetër të botës, Dita e Verës. E njohur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën e saj në shumë qytete të Shqipërisë, me Elbasanin që kthehet në “kryeqytet” të Shqipërisë.

Kjo festë është një festë pagane mijëra vjeçare, e cila ka për synim t’i falet natyrës, ardhjes së stinëve të ngrohta, rigjallërimit të jetës në tokë. Duke qenë se në antikitet viti niste me muajin mars (duke ju referuar kalendarit Julian), atëhere sapo hynte marsi festohej ardhja e pranverës. Kësisoj, brez pas brezi shqiptarët kanë përcjellë festën, duke e sjellë atë deri në ditët e sotme.

Për elbasanasit zanafilla e "Ditës së Verës" e ka në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e te gjithë natyrës. Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e saj ditën e 14 marsit.

Sot askush nuk mund ta kuptojë Festën e Ditës së Verës, një festë tradicionale pagane, e cila kremtohet çdo 14 mars, pa shijimin e ballokumes, një gatim i veçantë i Elbasanit. Për këtë ditë te veçantë çdo familje ka recetën e saj të ruajtur ndër vite.

Masat e marra nga policia sot:

Policia e shtetit ka njoftuar planin e masave për Ditën e Verës në Tiranë dhe në Elbasan. Sipas policisë, në sheshe dhe rrugët ku do të zhvillohen aktivitetet do të ketë efektivë. Në akset rrugore kryesore në qendrat e qyteteve, do të ketë kufizime të lëvizjes së automjeteve.

Në Elbasan, duke filluar nga pasditja e djeshme dhe sot, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe qarkullimi i tyre në disa segmente rrugore në qendër të qytetit. Në Tiranë, gjatë ditës së sotme, deri në përfundim të aktiviteteve, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugët “Papa Gjon Pali II” dhe “Ibrahim Rugova”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI