Flash

Simeone i tërbuar pas Atletico-Real: “Kush e pa, le të ngrejë dorën. Kush? Askush?”

Lapsi.al 13 March 2025
Simeone i tërbuar pas Atletico-Real: “Kush e pa, le të
Penalltia e Julián Álvarez, e anuluar nga VAR për shkak të prekjes së dyfishtë të topit në momentin e goditjes, e ka zemëruar jashtë mase teknikun Diego Simeone. Pas eliminimit të Atletico Madrid nga Real Madrid, trajneri argjentinas vendosi të sfidonte të gjithë gazetarët e pranishëm në sallën e konferencave pikërisht për këtë episod, i cili rezultoi fatal për “Colchoneros”. Ende nën efektin e tensionit të ndeshjes, Cholo e bëri të qartë se kishte një mendim ndryshe nga ai i arbitrave dhe nuk nguroi ta shprehte në mënyrën e tij karakteristike.

Simeone i tërbuar për penalltinë e anuluar me VAR

Pasi ftoi tifozët e Atleticos të mbanin kokën lart dhe të duartrokisnin lojtarët e tij, Diego Simeone shkoi përpara mikrofonëve. Ish-mesfushori, dukshëm i tensionuar, u shfaq i habitur kryesisht nga vendimi për të anuluar një penallti të ekzekutuar gjatë serisë së 11-metërshave: “Mesa duket, arbitri thotë se Julián e prek topin dy herë, por topi nuk lëviz. Nuk kam parë kurrë që VAR-i të rishikojë një penallti gjatë një serie gjuajtjesh nga pika e bardhë”.

Simeone shpërthen në konferencë, sfidon gazetarët

Duke u rikthyer te episodi, një Simeone i papërmbajtshëm e ngriti edhe më tej tonin, duke i sfiduar të pranishmit për të diskutuar mbi penalltinë e Álvarez: “Kam një pyetje për ju, ndoshta e keni parë. E keni parë? Çfarë panë ata, çfarë? E preku dy herë apo jo? Çfarë keni parë dhe si u përplas topi?” Këtë pyetje e përsëriti disa herë, duke u drejtuar drejtpërdrejt gazetarëve: “Mos kini frikë, po ju pyes juve, hajde: kush e pa që Julián e preku topin dy herë, le të ngrejë dorën. Kush e ngre? Forca, forca! Kush e ngre dorën? Hej, askush nuk e ngre?”

Pamjet filmike e kundërshtojnë: prekja e dyfishtë ka ndodhur

Në realitet, pamjet e rishikuara e kundërshtojnë teknikun Diego Simeone. Në video shihet qartë se Julián Álvarez, përpara se të humbiste ekuilibrin dhe të rrëshqiste, e preku fillimisht topin me këmbën e tij të majtë, sapo e kishte goditur me të djathtën. Pikërisht kjo bëri që topi të ndryshonte trajektoren dhe të bëhej i pandalshëm për Courtois.

Ceballos i përgjigjet teknikut Simeone në rrjetet sociale

Nëse në sallën e konferencave asnjë gazetar nuk iu përgjigj argjentinasit Simeone, dikush e bëri këtë në rrjetet sociale – dhe ai ishte një lojtar i Real Madrid. Dani Ceballos postoi një video të momentit kur trajneri i Atleticos sfidonte gazetarët, duke e shoqëruar me një emotikon të një dore të ngritur. Në këtë mënyrë, mesazhi ishte i qartë: dikush e kishte parë. Atletico-Real, mesa duket, është ende larg përfundimit…

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI