Flash

Rama: Neomalsorja është një shembull i listës tonë

Lapsi.al 13 March 2025
Rama: Neomalsorja është një shembull i listës tonë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në rrjetet sociale ka komentuar kandidatët për deputetë në listën e mbyllur të Partisë Socialiste. Rama mes kandidatëve të listave të mbylluara veçoi emrin e Marjana Koçekut e njohur ndryshe si neomalsorja.

Sipas tij neomalsorja është shembull i listës së PS-së. Ai theksoi se Koçekun e ka njohur personalisht dhe se ajo ka kthyer një shtëpi të varfër në destinacion të jashtëzakonshëm. Rama gjithashtu një episod të podcastit të tij "Flasim" ia ka kushtuar neomalsorës ndërsa kanë diskutuar gjerë e gjatë rreth investimit dhe kontributit që ka dhënë ajo për zonën e saj duke u shërbyer turistëve që shkojnë në shtëpi fermën e saj.

"Neomalsoren unë e kam njohur personalisht. Ajo është rritur në një vend periferim në malësinë e Dukagjinit dhe vetë pas asnjë dorë pa asnjë krah, vetë me guxim dhe me ambicie dhe ambicien e ka të jashtëzakoshme. Ka studiuar shkenca politike dhe ka kthyer një shtëpi të varfër në destinacion të jashtëzakonshëm dhe është bërë një simbol i Shqipërisë turistike dhe duke promovar produktin e natyrës dhe mikëpritjes.

U qas ndaj platformës dhe natyrisht Marjana do të ishte në listën e hapur do ta kishte shumë të vështirë dhe nëse do ishte dikush tjetër që ka aksesin por nuk do të punonte. Edona Bilali, e cila erdhi si deputete e para në Shkodër. Insitimi im është dhe mbetet, Partia Socialiste është një instrument jo në qëllim në vetvete dhe atyre që janë jashtë dhe që duan ta përdorin. Edona Bilali jo që ka qenë e gatshme, por është shprehur me vokacion dhe me bindjen se ka një kohë për të marrë dhe një kohë për të dhënë," tha Rama.

Të këshilluara

Ajola Xoxa paraqitet në Apelin e GJKKO

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, është paraqitur ditën e sotme në Apelin e Gjykatës së Posaçme. Në Apelin e GJKKO-së do të zhvillohet p...

09:24

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI