Flash

Meta reagon nga qelia: Po vjen pranvera çlirimtare, PL drejt 12 mandateve të sigurta

Lapsi.al 13 March 2025
Meta reagon nga qelia: Po vjen pranvera çlirimtare, PL drejt 12 mandateve

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia duke theksuar se pranvera çlirimtare është afër dhe se PL është në rrugën drejt një fitoreje të sigurt në zgjedhjet e 11 majit. Në postimin e tij, Meta ka shpallur nisjen e betejës elektorale, duke theksuar se kjo është një mundësi historike për të mposhtur Narkoregjimin dhe për të sjellë një ndryshim të thellë në Shqipëri.

Ai ka nënvizuar se Partia e Lirisë, si pjesë e koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ka nisur garën me 4 deputetë dinjitozë dhe ka projektuar arritjen e 12 mandateve të sigurta, duke sjellë një përfaqësim të denjë për qytetarët e Shqipërisë.

Postimi i presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta:

???̈ ????? ???????????̈ ????? ?? ????????? ??̈ ???????!

Gongu ra! Partia e Lirisë si pjesë e koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” nis betejën elektorale në ndeshjen më historike të 11 Majit, që shkallmon Narkoregjimin, që tashmë ka hyrë në bunker duke kuptuar se fillim-Maji është fundi i hidhur për diktatorët dhe gjithmonë një Pranverë Çlirimtare.

Partia e Lirisë e nis garën me një përfaqësim dinjitoz dhe kuptimplotë me 4 deputetë përfaqësues dhe dinjitozë, për ta përfunduar atë në 11 Maj me 12 deputetë të shkëlqyer.

Nuk mundemi dot për më tepër për shkak të sakrificave që duhen bërë kur hyn një koalicion dhe pamundësisë së krijuar për të patur kandidatë në 4 Qarqe.

Asnjëherë përzgjedhja nuk është e lehtë, por pa asnjë diskutim kjo është përzgjedhja më përfaqësuese që kemi bërë sepse bazohet në tre Qarqet më të mëdha të Shqipërisë, Tiranë, Fier dhe Elbasan.

Kemi dy personalitete me histori dhe që kanë lënë gjurmë në Partinë e Lirisë dhe LSI, që nga themelimi i saj.

Edmond Haxhinasto, një nga politikanët më të shkolluar, më të formuar, më të edukuar, vizionar dhe kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar.

Znj. Erisa Xhixho, themeluese e LSI që maturante, me një histori 20-vjeçare, plot sakrifica, durim dhe ringritje dhe një nga deputetet më aktive të kësaj legjislature, që ka përfaqësuar me dinjitet kryeqytetin.

Por kemi edhe dy figura të reja për Kuvendin e ri të Shqipërisë.

Zonjën e mrekullueshme Brunilda Haxhiu, Zv/Sekretare e Përgjithshme e Partisë së Lirisë dhe Sekretare për Çështjet e Familjes, një nga prioritetet tona më madhore. Një fierake autoktone, që do ta përfaqësojë me shumë dinjitet Fierin dhe të gjithë Qarkun, ndaj të cilit kemi shumë detyrime si Parti e Lirisë (LSI) dhe që sidomos do të përfaqësojë gratë e mrekullueshme të Fierit, Lushnjës dhe Mallakastrës.

Në këtë mënyrë ne garantojmë dhe një përfaqësim dinjitoz dhe të drejtë gjinor 50% me 50%, siç e kemi të sanksionuar në Statutin tonë të miratuar në Konventën historike të 27 Prillit.

Dhe padyshim kush mund t’i mbrojë më mirë interesat e Tiranës se sa Sekretari i Përgjithshëm, Z. Tedi Blushi , simboli i antikorrupsionit në Këshillin Bashkiak të Tiranës, denoncuesi i paepur i aferave të përbindshme, në kurriz të qytetarëve taksapagues të kryeqytetit.

Ndërkohë lista e hapur e Tiranës do të jetë supriza historike e këtyre zgjedhjeve. Këtë më mirë se kushdo e ndjeu Kryetari i çoroditur i Organizatës, i cili u gafur njëherë se do të dilte në listë të hapur por kur kuptoi listën e hapur të kundërshtarëve i shkoi njëherë në mendje të mos e vinte emrin fare në listë, për t’u dhënë një garanci të rreme të gjithë të tremburve nga aferat e panumërta që ende nuk janë cekur, se fitorja do ishte e sigurtë.

Por kur e kuptoi se ndëshkimi do të jetë fatal, vrapoi për t’u futur në bunker dhe ne në 11 Maj do t’i çojmë atje si dhuratë edhe rezultatet e “Barometrit” të tij të inceneratorëve.

Partia e Lirisë drejt një Fitoreje Historike. Listat e hapura kanë qenë kauza jonë nga viti 2008 dhe do të jenë në 11 Maj edhe Triumfi ynë dhe parlamentarizmit.

Të këshilluara

Ajola Xoxa paraqitet në Apelin e GJKKO

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, është paraqitur ditën e sotme në Apelin e Gjykatës së Posaçme. Në Apelin e GJKKO-së do të zhvillohet p...

09:24

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI