Flash

Komisionerja e Bashkimit Europian Marta Kos mbërrin në Tiranë

Lapsi.al 13 March 2025
Komisionerja e Bashkimit Europian Marta Kos mbërrin në Tiranë

Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos ndodhet ditën e sotme në Tiranë. Kos e shoqëruar edhe nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ka zhvilluar takim me kryeministrin Edi Rama.

Në takim ishin të pranishëm dhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni dhe kryenegociatorja Majlinda Dhuka.

Pas takimit në Kryeministri, Kos dhe Rama do të zhvillojnë dhe një konferencë të përbashkët për mediat. Komisionerja për Zgjerimin në BE pritet të takohet dhe me Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe nënkryetarin, Agron Gjerkmarkaj.

Gjatë vizitës së saj në Tiranë ajo do të zhvillojë edhe një takim me përfaqësues të opozitës, me Kryetaren e Komisionit për Çështjet e BE-së, Jorida Tabaku dhe Kreun e Grupit të PD-së, Gazment Bardhi.

Gjithashtu komisionerja Kos do t’u drejtohet studentëve të Kolegjit të Evropës dhe Universitetit të Tiranës si dhe do të shkëmbejë pikpamje mbi rolin dhe angazhimin e të rinjve në politikën e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Komisionerja Kos do të vizitojë edhe 3 projekte të financuara nga BE në Elbasan.

Të këshilluara

Ajola Xoxa paraqitet në Apelin e GJKKO

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, është paraqitur ditën e sotme në Apelin e Gjykatës së Posaçme. Në Apelin e GJKKO-së do të zhvillohet p...

09:24

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI