Flash

Bellingham goditet nga një shishe e hedhur nga tribuna: reagon në mënyrë të papritur

Lapsi.al 13 March 2025
Bellingham goditet nga një shishe e hedhur nga tribuna: reagon në
Real Madrid përjetoi një tjetër natë të paharrueshme në Champions League, duke kaluar në çerekfinale pas fitores me penallti kundër Atletico Madrid. Suksesi i “Blancos” erdhi mes polemikave, veçanërisht për penalltinë e Julian Álvarez që u anulua nga VAR, një vendim që e zemëroi teknikun Diego Simeone në konferencën për shtyp. Kjo ndezi edhe më shumë atmosferën mes tifozëve të Atleticos, të cilët u ndjenë të provokuar nga disa lojtarë të Realit, siç ishte rasti i Vinicius, por e kapën me anglezin Jude Bellingham. Pas kalimit të turit, festimet e lojtarëve të teknikut Ancelotti rrezikuan të ktheheshin në një skenë kaotike për shkak të zemërimit të tifozëve vendas pas vërshëllimës përfundimtare.

Bellingham goditet nga tribuna, por reagon ndryshe nga ç’pritej

Lojtarët e Real Madrid shkuan të festonin pranë sektorit ku ndodheshin tifozët e tyre, duke e tepruar me festën dhe duke marrë një reagim të ashpër nga publiku i Atletico Madridit. Një nga lojtarët më të shënjestruar ishte Jude Bellingham, i cili në një moment u godit nga një shishe plastike e hedhur nga tribuna. Për fat të mirë, mesfushori anglez nuk u lëndua, madje reagoi në një mënyrë krejt të papritur.

Bellingham largon shishen me kokë

Teksa lojtarët e Real Madrid po festonin, disa tifozë të Atletico, të zhgënjyer nga eliminimi, filluan të linin stadiumin, por jo të gjithë e pranuan disfatën në heshtje. Një prej tyre hodhi një shishe plastike drejt Bellingham, por në vend që të shmangej ose të reagonte me nervozizëm, anglezi e largoi me një goditje të kokës, sikur të ishte një top futbolli. Pavarësisht situatës së tensionuar, Bellingham, i karikuar nga adrenalina e momentit, tregoi qetësi dhe e trajtoi incidentin me një gjest befasues. Një veprim i tillë vetëm sa e shtoi zhgënjimin e tifozëve vendas, të cilët do ta kujtojnë gjatë këtë mbrëmje të hidhur.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI