Giuliano Simeone përplas teknikun Ancelotti
Me ndeshjen që vazhdonte në një atmosferë të tensionuar, të gjithë lojtarët e Atletico Madrid ishin të përqendruar vetëm te objektivi i tyre: të eliminonin rivalët e përjetshëm dhe të avanconin në çerekfinale. Në këtë vorbull emocionesh, Giuliano Simeone, një nga lojtarët më të zjarrtë të skuadrës së babait të tij, u përfshi në disa episode të diskutueshme. Përveç një prekjeje me dorë në zonë që nxiti protesta nga lojtarët e Real Madrid, momenti më i veçantë ishte përplasja e tij me teknikun Blancos Carlo Ancelotti. Tekniku italian ndodhej në zonën e tij teknike kur Simeone, në një përpjekje të dëshpëruar për të kapur topin, nuk e kuptoi që kishte dalë jashtë vijave të fushës dhe u fut me forcë drejt tij. Ancelotti u lëkund disa herë përpara se të ruante ekuilibrin, ndërsa Simeone, i vetëdijshëm për atë që ndodhi, iu afrua menjëherë për t’i kërkuar falje për këtë ndërhyrje të pavullnetshme.?? ¡La SECUENCIA de la 'ENTRADA' de Giuliano Simeone sobre Carlo Ancelotti! ❌ El extremo del Atleti resbaló sobre la línea de banda y terminó chocando con el técnico italiano de manera involuntaria. ? https://t.co/kwH2y9Q0Gi pic.twitter.com/Ox6bvgg5cO
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) March 12, 2025