AJO QË MBAPPE NUK E BËNTE...
Mund të jetë ky PSG më i fortë se ai që kishte fenomenë të kalibrit të Neymar apo Messi? Përgjigjja është po, dhe arsyeja qëndron pas filozofisë që Luis Enrique ka kultivuar çdo ditë, pa e tradhtuar kurrë, pavarësisht pengesave dhe vështirësive. Më e fundit, largimi i Mbappé drejt Real Madrid verën e kaluar, duke lënë PSG-në “jetim” pa yllin e saj më të madh. Por Enrique e shndërroi këtë boshllëk në një mundësi që lojtarët e përvetësuan plotësisht. Dhe ai kërkonte këtë – me vështirësi – edhe nga vetë Kylian: “Nëse nuk markon qendërmbrojtësin, kjo ndeshje nuk do të shkojë siç duhet. Kam nevojë që ti ta markosh qendrën në mënyrë që të gjithë të mund të ushtrojnë presion. Po, kemi nevojë për të gjithë, të 11-të: ndryshe nuk mjafton, sepse ndeshja është gjithmonë në ekuilibër, ose ata, ose ne”.I Highly recommend to see Luis Enrique Documentary. He predict exactly about this PSG. And all the work behind this team. ?
— Juani Jimena (@JimenaJuani) March 11, 2025
Amazing Luis Enrique pic.twitter.com/z0mULxRIHY
MOTIVIMI I LUIS ENRIQUE
Këto fjalë vijnë nga një video e sezonit të kaluar, në dhomën e zhveshjes së PSG-së, ku theksohet vizioni i Enrique për konceptin e skuadrës: “Nuk duhet të kemi një filozofi ku Mbappé bën ç’të dojë dhe mbaron aty, apo jo? Sepse edhe me filozofinë e mëparshme të PSG-së, edhe me Mbappé, nuk janë fituar tituj të rëndësishëm”. Lexo më tej: Donnarumma heroi i PSG, Liverpool eliminohet me penallti: Inter e Bayern pa probleme Një plagë e hapur, mbi të cilën Enrique ka punuar me kohë dhe e ka shëruar. Sot, në PSG, të gjithë vrapojnë, pavarësisht emrit apo CV-së, dhe rezultatet kanë nisur të duken. “Ky është problemi juaj si lojtarë,” dëgjohej Enrique duke thënë sezonin e kaluar në një dokumentar mbi skuadrën, duke vënë në shënjestër problemin real: “Trajtoheni si perëndi… Fatmirësisht, Kylian është një super talent dhe një njeri shumë i mirë, gjithmonë i disponueshëm dhe me buzëqeshje në fytyrë, dhe kur shënon 3 gola, duket sikur askush s’mund t’i thotë më asgjë… Por njerëzit mërziten, sepse i thuhet diçka yllit të skuadrës. Por kur luan keq, dhe kjo ndodh, duhet t’ia themi, edhe pse ai e di i pari. Normalitet, kjo duhet. Nuk ndodh asgjë nëse e bëjmë”.Luis Enrique para Kylian Mbappé em uma palestra na época do PSG:
— Curiosidades Europa (@CuriosidadesEU) March 12, 2025
"Li que você gosta do Michael Jordan... Jordan corria a quadra pelos seus companheiros. Ele os defendia como um filho da p***. Você tem que dar esse exemplo."
pic.twitter.com/NHQhoejZus