Monsieur Megaphone is guaranteed to be hailed a patron saint for PSG. pic.twitter.com/ocNqersYDJ
— Ollie. T (@OllieTurnbull) March 11, 2025
Tifozi me megafon bërtet si i çmendur gjatë penalltive në Liverpool-PSG
Tifozi i PSG-së u kap disa herë nga kamerat teksa ishte në veprim, duke bërtitur me të madhe për të hyrë në veshët e Alisson-it dhe lojtarëve të Liverpool-it në momentin vendimtar të sfidës së Champions-it. Situata u bë edhe më e veçantë nga fakti që prapa portës mund të shiheshin steward-ët të pajisur me kufje kundër zhurmës, por askush nuk reagoi për përdorimin e megafonit apo nuk bëri asgjë për ta ndaluar atë.Stjuardët pas portës me kufje kundër zhurmës
Tifozët e Liverpool-it, nga ana tjetër, nuk e pritën aspak mirë këtë situatë dhe shpërthyen në rrjetet sociale duke pyetur: “Si u lejua ai tip me megafon të bënte atë që po bënte gjatë penalltive?”, dhe mbi të gjitha, “Si arriti ta fuste megafonin në stadium pa ia konfiskuar askush?”.Për më tepër, fati nuk ishte në anën e Liverpool, pasi shorti për penalltitë bëri që ato të goditeshin jo nën tribunën Kop – zemra e tifozërisë vendase – por në anën tjetër të stadiumit, ku ndodheshin tifozët e PSG-së. Në fund, gjithçka që mund të shkonte keq për Liverpool-in, ashtu ndodhi. Përfshirë edhe faktin që PSG-ja e nisi e para serinë e penalltive, një avantazh statistikor i njohur mirë nga Achraf Hakimi, kapiteni i PSG-së, i cili fitoi shortin dhe vendosi të gjuanin të parët.I’m crying this guy with the megaphone won it for them????? https://t.co/wFxax511tb pic.twitter.com/SXcBWG5OP7
— Ren? (@xahsss) March 11, 2025