Flash

Pas bisedimeve në Arabinë Saudite, SHBA zhbllokon ndihmat miliardëshe për Ukrainën

Lapsi.al 12 March 2025
Pas bisedimeve në Arabinë Saudite, SHBA zhbllokon ndihmat

Ukraina mbështet, sipas deklaratës së përbashkët me SHBA, një armëpushim 30 ditor. SHBA kanë deklaruar rifillimin e menjëhershëm të ndihmave ushtarake për Ukrainën dhe duan që të vazhdojnë ta mbështesin Kievin me informacione të shërbimeve sekrete. Sikurse njoftuan të dyja palët pas bisedimeve në qytetin arabo-saudit Xhida, Ukraina u tregua e gatshme të pranojë armëpushimin 30 ditor të propozuar nga SHBA-ja – kjo në varësi të gatishmërisë edhe të Rusisë për këtë. Po ashtu do të arrihet "sa më shpejt të jetë e mundur" edhe një marrëveshje për lëndët e para të Ukrainës.

Rubio: "topi në fushën e Rusisë"

"Ukraina u shpreh e gatshme, ta pranojë propozimin e SHBA-së për një armëpushim të menjëhershëm për 30 ditë, që mund të zgjatet në marrëveshje reciproke mes palëve dhe që duhet të pranohet dhe të zbatohet edhe nga Federata Ruse", thuhet në deklaratën e përbashkët. Për këtë SHBA-ja do t'i bëjë të qartë Rusisë, se reciprociteti është "kyç për arritjen e paqes". Për rifillimin e ndihmës ushtarake, thuhet në deklaratën e përbashkët: "SHBA do të zhbllokojnë menjëherë ndërprerjen e shkëmbimit të informacionit dhe do të rifillojnë me ndihmën në fushën e sigurisë për Ukrainën." Ministri i Jashtëm i SHBA-së, Marco Rubio, i cili ashtu si edhe këshilltari për Sigurinë Kombëtare Mike Waltz morën pjesë në bisedime, deklaruan, se tani topi është në fushën ruse.

"Takimi ishte produktiv"

Bisedimet ndërmjet delegacioneve nga SHBA dhe Ukraina në Xhida u zhvilluan në sfondin e një kthese që ka marrë politika e SHBA-së ndaj Ukrainës nën qeverisjen e presidentit Donald Trump. Ky i fundit javën e kaluar u afrua me pozicionet e Rusisë dhe në fillim të marsit i ndërpreu përkohësisht ndihmat ushtarake të SHBA-së për Ukrainën, gj që shkaktoi shqetësime të mëdha në Kiev dhe tek partnerët perëndimorë. Në Uashington zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha, se lajmet nga Xhida janë pozitive. "Takimi ishte produktiv."/DW

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të mërkurë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 99 lekë dhe do të shitet me 99.7 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 90.7 lekë...

08:05

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI