Flash

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Lapsi.al 12 March 2025
Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Vendi ynë do të mbetet nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave të dobët në ultësirën perëndimore, por rrebeshe shiu priten në zonat veriore dhe veriperëndimore. Pjesa e dytë e ditës, do të sjellë shtim të vranësirave dhe shirave në pothuajse të gjithë vendit, ku sërish më të dendura shirat do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit, ndërsa momente me pika shiu do të ketë në zonat jugore të vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera minimale në Bulqizë deri në 22°C vlera maksimale në Durrës dhe Sarandë. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi jugor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të vijojë me vranësira të shpeshta gjatë orëve të para të mëngjesit, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të bëhen më të dukshme në të gjithe territorin e Kosovës duke gjeneruar reshje shiu, ku më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin dobësim të intensitetit të reshjeve në të gjithë Kosovën. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 17°C vlera më e lartë në Prizren e Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë paradite, por deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale 50 km/h nga drejtimi kryesisht jugor.

Maqedonia e Veriut

Përgjatë gjithë 24-orëshit, republika e MV do të jetë nën ndikimin e motit të vranët, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje shiu. Më të dendura në zonat perëndimore dhe jugperëndimore të MV, ku priten edhe rrebeshe. Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës vranësirat të shtohen në të gjithë territori e MV duke sjellë reshje shiu, por në sasi më të pakta. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera minimale në qytetin e Ohrit deri në 19°C vlera maksimale e cila do të shënohet sërisht në Shkup. Ndërkohë era do të fryjë e lehtë paradite, por deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale 50 km/h nga drejtimi kryesisht jugor.

Europa

Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare në pellgun e Mesdheut me ndikim deri në qendër të Europës do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike përkatësisht në gadishullin Iberik, rajonin e Ballkanit si edhe Europën qendrore duke sjellë reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere. Po ashtu me reshje të dendura dëbore si edhe temperatura të ulëta do të mbeten kushtet e motit në Europën lindore, ndërsa nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë do të paraqiten ishujt Britanikë, brigjet e Egjeut si edhe brigjet e Detit të Zi.

Të këshilluara

Veliaj mbërrin në Apelin e GJKKO

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur në Apelin e Gjykatës së Posaçme. Veliaj do të marrë pjesë në seancën gjyqësore në Apelin e GJKKO ku do të shq...

09:50

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI