Flash

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos viziton për herë të parë Shqipërinë

Lapsi.al 12 March 2025
Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos viziton për

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos do të vizitojë Shqipërinë nga data 12 deri më 14 mars, duke shënuar vizitën e saj të parë zyrtare në këtë vend. Kjo vizitë do të shërbejë si një rast për të diskutuar me autoritetet shqiptare mbi proçesin e anëtarësimit në BE, veçanërisht progresin në reformat themelore si ajo në drejtësi. Vizita do të jetë gjithashtu një mundësi për të përcjellë rëndësinë e konsolidimit të arritjeve të deritanishme përmes rezultateve të mëtejshme të prekshme në reformat e kërkuara.

Ndër të tjera, Komisionerja do të takohet me kryeministrin Edi Rama, kryenegociatoren Majlinda Dhuka, me kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali si dhe përfaqësues të opozitës. Ajo do të takohet me drejtuesit e institucioneve të pavarura të drejtësisë si dhe me ato nga organizatat e shoqërisë civile.

Gjithashtu omisionerja Kos do t’u drejtohet studentëve të Kolegjit të Evropës dhe Universitetit të Tiranës si dhe do të shkëmbejë pikpamje mbi rolin dhe angazhimin e të rinjve në politikën e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Komisionerja Kos do të vizitojë edhe 3 projekte të financuara nga BE në Elbasan. Një konferencë e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama është planifikuar për në 13 mars në orën 10:10.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të mërkurë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 99 lekë dhe do të shitet me 99.7 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 90.7 lekë...

08:05

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI