Flash

Goli i pabesueshëm i Lamine Yamal ndaj Benfica: Raphinha i pastron këpucën

Lapsi.al 12 March 2025
Goli i pabesueshëm i Lamine Yamal ndaj Benfica: Raphinha i pastron
Lamine Yamal është poezi në lëvizje. Talenti i Barcelonës shënoi një gol të pabesueshëm ndaj Benfikës dhe dha një asist për Raphinha pasi dribloi dy kundërshtarë në kufirin e zonës. Numri 19 i katalanasve është magji e pastër. Në minutën e 27-të, ai shpiku një gol spektakolar me të majtën e tij magjike, duke goditur në mënyrë perfekte me një gjuajtje të harkuar që përfundoi në rrjetë. Raphinha, për ta nderuar, i pastroi këpucën e majtë. Sipas Opta, Lamine Yamal është lojtari më i ri në historinë e Ligës së Kampionëve që ka shënuar dhe ka dhënë një asist në të njëjtën ndeshje (17 vjeç, 241 ditë).

Raphinha i pastron këpucën

Lamine Yamal zhvilloi një ndeshje magjike, duke dhënë ndjesinë se çdo prekje e tij mund të ishte e rrezikshme. Në minutën e 11-të, ai mori topin aty ku donte, shkoi aty ku mund të bënte dëm, bëri një lëvizje të shpejtë dhe me një driblim i la dy kundërshtarë të ngrirë në vend, para se t’i asistonte Raphinhas një top perfekt, që braziliani e finalizoi në mënyrë të shkëlqyer. Spektakli në Montjuic nisi që në fillim. Pas asistit, numri 19 vendosi të bëjë gjithçka vetë dhe realizoi një gol mahnitës, duke lënë të habitur të gjithë të pranishmit: rikuperoi topin në të djathtë, kaloi kundërshtarin me një driblim të shpejtë, u fut lehtë në qendër dhe lëshoi të majtën e tij magjike, duke e dërguar topin në rrjetë pranë shtyllës së dytë.

Barcelona në çerekfinale: përballë fituesit të Lille–Dortmund

Barcelona dhuroi spektakël dhe e mbylli çështjen e kualifikimit ndaj Benfikës që në pjesën e parë, falë dygolëshit të Raphinhas dhe perlës së Lamine Yamal. Në çerekfinale, ekipi i drejtuar nga Hansi Flick do të përballet me fituesin e çiftit Lille – Borussia Dortmund. Barça siguroi një vend mes tetë ekipeve më të mira të Evropës pikërisht në ditën kur klubi i bëri homazhe Carles Miñarro, mjekut që u nda nga jeta të shtunën.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI