Kërkimi për drejtorin e ri sportiv të Milanit vazhdon, me administratorin e deleguar Giorgio Furlani të angazhuar në bisedime me disa kandidatë. Mes Igli Tares dhe Fabio Paraticit, ka dalë një emër i tretë në garë. Për klubin kuqezi këto janë ditë dhe javë vendimtare për zgjedhjen e drejtorit të ri sportiv, një vendim që do të ndikojë shumë në strategjitë e ardhshme të ekipit, si për merkaton ashtu edhe për zgjedhjen e trajnerit të ri.
Prej kohësh është përmendur emri i ish-drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tare, por sipas burimeve të informuara, ai ka humbur terren përballë ish-drejtorit të Juventusit, Fabio Paratici. Sidoqoftë, në orët e fundit ka dalë në pah një tjetër kandidat: një emër i tretë që mund të fitojë garën, pasi ka pasur tashmë një takim pozitiv me administratorin e deleguar të Milanit, Furlani.
Një kthesë e papritur në garën për drejtorin e ri sportiv të Milanit?
Kur tashmë dukej se Paratici kishte kaluar përpara Tares dhe po spekulohej për vendimet e tij të ardhshme si drejtues i Milanit, ka dalë një lajm që mund të ndryshojë gjithçka. Në orët e fundit, Giorgio Furlani është takuar me drejtorin sportiv aktual të Atalantës, Tony D’Amico.
Lexo më tej: Igli Tare te Milan, akordi pranë finalizimit: 51-vjeçari, i preferuari i suedezit
Bëhet fjalë për një takim të parë njohës, në të cilin drejtuesi i Milanit duket se ka dashur të qartësojë menjëherë një gjë: kur bëhet fjalë për merkaton, fjala e fundit do t’i takojë pikërisht atij (Furlani).
Pavarësisht kësaj, të gjithë kandidatët mbeten ende në garë, veçanërisht Paratici, i cili duket se pëlqehet nga pronarët e klubit dhe, sipas zërave, mund të sjellë me vete një trajner italian (Allegri? Conte?). Situata është në vazhdim dhe nuk mbetet gjë tjetër veçse të pritet për zhvillime të reja.