Flash

VOA: SPAK këmbëngul për mbajtjen në burg të Veliajt duke sjellë prova të reja

Lapsi.al 11 March 2025
VOA: SPAK këmbëngul për mbajtjen në burg të Veliajt

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme e Apelit, mori sot në shqyrtim ankimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, kundër masës së arrestit me burg të vendosur ndaj tij muajin e kaluar. Avokatët e zotit Veliaj kanë kërkuar lirimin e tij, ndërkohë që prokurorët e çështjes, mësohet të kenë këmbëngulur në mbajtjen e tij në burgim, duke deklaruar se kanë siguruar prova të reja. Pasdite vonë, Gjykata vendosi të ndërpresë sencën dhe vijimin e saj ditën e nesërme

Zoti Veliaj u arrestua më 10 shkurt, në zyrën e tij, nën dyshimet për “Korrupsion” dhe “Pastrim parash”. Për të njejta vepra penale, por dhe “Mosdeklarim të pasurisë”, fillimisht nën masë sigurie “arrest shtëpie” e më pas, “detyrim paraqitje”, u vendos dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Sipas Prokurorisë provat dhe faktet e grumbulluara “krijojnë dyshimin e arsyeshëm se bëhet fjalë për një sistem të organizuar korrupsioni dhe shpërdorimi të fondeve publike, të shtrirë në kohë, sipas një skeme të vënë në funksionim nga kryetari i bashkisë Tiranë dhe bashkëshortja e këtij të fundit”. Prokurorët janë të mendimit se “në qendër të kësaj skeme korrupsioni dhe pastrimi të produkteve që burojnë nga kjo vepër, rezulton të jetë titullari i institucionit, nënshkrimi i të cilit ka qenë përcaktues për shpërndarjen e fondeve publike, prej të cilave ai dhe familjarët e tij të ngushtë kanë përfituar drejtpërsëdrejti në mënyrë të parregullt”.

Zoti Veliaj i ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike dyshimet e ngritura ndaj tij. Në seancën e verësimit të masave të sigurisë, pak ditë pas arrestimit, ai pati një debat të ashpër me prokurorin Olsi Dado, të cilin ai e akuzoi për veprime të nxitura nga interesa personale. Sipas zotit Veliaj, prokurorit i është refuzuar nga Bashkisa leja për disa kate shtesë, në një ndërtim në trualin e tij dhe disa bashkëpronarëve të tjerë, dhe se një fakt i tillë ka nxitur hakmarrje personale ndaj kryetarit të Bashkisë.

Zoti Veliaj i është drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për të kërkuar nisjen e procedimit disiplinor ndaj prokurorit Dado dhe pezullimin e tij, duke qenë se po vepron në konflikt interesit.

Avokatët e kryebashkiakut kërkuan lirimin e tij, duke deklaruar se ai po mbahet në burgim pa asnjë kriter ligjor si dhe duke argumentari se kryebashkiaku “nuk ka asnjë mundësi të prishë provat”, apo dhe “të largohet nga vendi për t’iu shmangur përballjes me Drejtësinë”. Ata kanë propozuar dhe mundësinë e lirimit të tij kundrejt një garancie pasurore, apo dhe mbajtjen e pasaportës.

Prokurorët nga ana tjetër, kanë këmbëngulur në mbajtjen e tij në burg, duke deklaruar gjatë seancës së sotme, se ata kanë në zotërim, prova të reja, kundër kryebashkiakut. Këto deklarime çuan në shtyrjen për ditwn e nesërme të seancës, në mënyrë që avokatët të njihen me këto prova.

Arrestimi i zotit Veliaj nxiti qëndrime të ashpra të kryeministrit Edi Rama ndaj Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme për shkelje flagrante të standarteve apo abuzim me pavarësinë. Sipas tij, zoti Veliaj u arrestua pa gjyq dhe pa prova dhe se, Prokuroria e Posaçme, po vepron politikisht e balancuar në hetimet që ka ndërmarrë.

Nga ana e tij, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, prokurori tjetër në çështjen Veliaj, është kundërpërgjigjur duke deklaruar se “SPAK-u ka treguar se është në gjendje, në respektim të ligjit dhe të Kushtetutës, të kryejë në pavarësi të plotë hetime të guximshme kundër zyrtarëve të lartë shtetërorë, çka dëshmon se epoka e paprekshmërisë po lëkundet”. /VOA

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI