Flash

Shtyhet për nesër vendimi për Erjon Veliajn

Lapsi.al 11 March 2025
Shtyhet për nesër vendimi për Erjon Veliajn

Shtyhet nesër në 12.30 vendimi i Apelit GJKKO për Erion Veliajn, kryetarin e bashkisë së Tiranës që akuzohet për korrupsion dhe fshehje të pasurisë. Gjykatësi Engert Pëllumbi do të vendosë nëse Veliaj do të vuajë në qeli masën e sigurisë "arrest me burg" apo me një masë tjetër më të lehtë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u arrestua në datën 10 Shkurt, pasi Gjykata e Posaçme firmosi masën e arrestit me burg të kërkuar më parë nga SPAK për vepra penale të korrupsionit, i kryer nëntë herë në bashkëpunim.

Gjykata e Posaçme vendosi masën e “arrestit shtëpiak” për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa dhe masën e “detyrimit të paraqitjes” për pesë biznesmenë, mes të cilëve Shkëlqim Fusha i kompanisë “Fusha”, Gentian Sula i kompanisë Agi Kons dhe Fatmir Bektashi i kompanisë “Kontakt”.

Për të njëjtën çështje po kryhen hetime ndaj deputetes socialiste, Klotilda Bushka, njëherazi kryetare e Komisionit të Ligjeve, të cilën e akuzon për kryerjen e veprimeve aktive “që pengojnë zbulimin e së vërtetës” në rastin e dosjes së Veliajt.

Veliaj është ndër zyrtarët më të lartë të Partisë Socialiste në pushtet që arrestohet me urdhër të SPAK për vepra penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe deklarimit të rremë dhe fshehjes së pasurisë.

ai akuzohet se së bashku me Xoxën kanë krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm të ngjashëm me atë të dosjes 5D, me qëllim përfitimin e paligjshëm të fondeve publike që rridhnin nga Bashkia e Tiranës, një skemë kjo e vërtetuar sipas SPAK në nëntë raste.

Veliaj firmoste sipas SPAK shpërndarjen e fondeve publike ose lejeve të ndërtimit tek një grup subjektesh tregtare, të lidhura ngushtë me të, të cilët i kalonin më pas këto fonde tek një rrjet kompanish dhe organizatash jo-fitimprurëse të cilat kontrolloheshin nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa dhe njerëz të afërt të saj.

“Organi procedues ka mbledhur prova, të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm mbi ekzistencën dhe funksionimin e një skeme korruptive, nga zbërthimi i së cilës në përmbledhje rezulton se fondet publike që dalin nga institucioni i Bashkisë Tiranë, kanë kaluar drejtpërsëdrejti tek bashkëshortja e këtij të fundit dhe rrethi i saj familjar…,” pretendon SPAK.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme tregojnë se rrethi familjar i Veliajt ka përfituar përmes kësaj skeme një vilë në Qerret si dhe të ardhura me vlerë 110 milionë lekë, origjina e të cilave është synuar që të tjetësohet përmes futjes së tyre në sistemin bankar.

SPAK thotë gjithashtu se një pjesë e parave ka shkuar për blerje online në rroba dhe bizhuteri nga Xoxa, që për një periudhë 4-vjeçare kapin vlerën e 86.7 milionë lekëve.

Veliaj dhe Xoxa akuzohen gjithashtu për veprat penale të pastrimit të parave dhe deklarimit të rremë dhe fshehjes së pasurisë.

Sa i përket pesë biznesmenëve, SPAK i akuzon ata për veprën penale të korrupsionit aktiv.

Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestro preventive të llogarive bankare të Ajola Xoxës dhe shoqërive të lidhura me të në vlerën e 869 mijë eurove si dhe parave të tjera të sekuestruara në cilësinë e provës materiale gjatë kontrollit të zyrave të Xoxës në dhjetor.

Të këshilluara

Jep dorëheqjen kryebashkiaku socialist

Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj ka dhënë dorëheqjen. Këshilli Bashkiak i Matit ka njoftuar mbledhje të jashtëzakonshme ditën e mërkurë në orën 10.00. D...

14:17

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI