Flash

Raporti i OECD: Shqiptarët, më "dembelët" e Europës dhe rajonit

Lapsi.al 11 March 2025
Raporti i OECD: Shqiptarët, më "dembelët" e

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) ka bërë një matje të re të indikatorëve të konvergjencës së vendeve të Ballkanit Perëndimor në raport me BE, dhe vërejti se produktiviteti i punës në Shqipëri është shumë i ulët.

Rendimenti i një punonjësi në Shqipëri ishte rreth 25.7% i nivelit të BE-së gjatë periudhës 2020–2023, ndërsa nivelin më të lartë të produktivitetit e kishte Mali i Zi me 48.6% të mesatares së BE-së, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 46% të mesatares së BE-së, Kosova me 41.8%, Serbia me 37.5% dhe Bosnjë me 35.4%.

Rajoni i Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, regjistron një produktivitet pune që mbetet ndjeshëm më i ulët se ai i BE-së. Indikatori i produktivitetit të punës ne Rajon arrin vetëm rreth 40% të nivelit mesatar evropian, duke reflektuar sfida strukturore dhe dobësi në aftësitë praktike të punonjësve, por Shqipëria renditet shumë keq në raport me rajonin.

Të dhënat krahasuese tregojnë se edhe pse Shqipëria ka një nivel të lartë të popullsisë së arsimuar, gjithashtu ekziston një pabarazi midis cilësisë së arsimit dhe kërkesave të tregut të punës. Njohuritë teorike në disa raste janë të larta, por mungon cilësia e trajnimit praktik që të përkthehet në një rritje efektive të produktivitetit.

Për Shqipërinë, reforma në sistemin arsimor dhe në programet e trajnimit profesional është thelbësore për të ngritur këtë indikator, thotë OECD.

Gjithashtu, Shqipëria ka akses të kufizuar në financime, norma të larta të taksave dhe procedura burokratike, të cilat ndikojnë negativisht në aftësinë e bizneseve për të investuar në teknologji dhe inovacion. Këta faktorë kanë ndikim të drejtpërdrejtë në mënyrën se si punonjësit mund të përmirësojnë produktivitetin përmes përdorimit të mjeteve moderne që ofron teknologjia.

OECD vërejti se për të kapërcyer hendekun e produktivitetit midis Shqipërisë, rajonit dhe BE-së, janë të nevojshme masa të orientuara drejt reformave në sistemin arsimor dhe zhvillimit të trajnimeve profesionale, që lidhin më ngushtë nevojat e tregut me kurrikulat akademike.

Nevojitet modernizimi i infrastrukturës fizike dhe dixhitale për të krijuar kushte më të favorshme për bizneset dhe për përdorimin e teknologjisë.

Gjithashtu, inkurajimi i investimeve në kërkim dhe inovacion mund të ndihmojë në përmirësimin e produktivitetit të punonjësve. Nga ana tjetër, krijimi i një mjedisi më të favorshëm për bizneset, duke përmirësuar transparencën, reduktuar burokracinë dhe lehtësuar aksesin në financim, rrit rendimentin e punës./MONITOR

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme euro do të blihet me 98.9 lekë dhe do të shitet me 99.6 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 90.9 lek...

08:07

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI