Flash

Rama: Nuk jap llogari pse fusin duart në pasurinë e përbashkët, s’bëjmë avokatin

Lapsi.al 11 March 2025
Rama: Nuk jap llogari pse fusin duart në pasurinë e

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur mëngjesin e sotëm sërish për drejtësinë, duke theksuar se PS nuk do të bëj avokatin e askujt, por do të flas për të dhënë opinone rreth cilësisë.

"Kur pushteti politik dorëzon shpatën në duart e drejtësisë, i hap rrugë një historie komplet të re dhe vë edhe qafën e vet në dispozicion në rast se shpata kërkon qafën e vet për bëma që janë të ndaluara.

Tani ne kemi probleme me cilësinë e drejtësisë, por janë probleme të rritjes. Patjetër që ka shumë gjëra që nuk shkojnë, por ama këto hetimet që thua ti nuk duhet të ulen reputacionin tim, por t’ju konfirmojnë të gjithëve se sa i pangopur….dhe për të pasur një vend të drejtë dhe për të qenë të barabartë para ligjit. Kjo do kohën e vet, dhe hajdemi bëhemi bashkë ta pastrojmë. Janë marrëzira. Kjo bëhet kështu siç po e bëjmë kështu që nuk ka një vend në botë që të ketë fituar imunitet të plotë ndaj tundimeve të X apo Y për të futur dorën aty ku nuk duhet, por ama shpata e ndëshkimit, peshorja në duart dhe paanësia e drejtësisë janë garante.

Kështu që kryeministri dhe partia në pushtet nuk jep llogari pse njëri apo tjetri futi duart aty ku nuk duhet por përgjigjet për mënyrën se si reagon dhe bashkëjeton në një situatë të tillë. Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë, jemi në krahun e drejtësisë. Nuk bëjmë avokatinë e askujt. Kemi filluar një proces që të japim opinionet tona për cilësinë e drejtësisë që shpata të mos kthehet në një forcë ndëshkimore abuzive. Që gjykata të funksionojë dhe noterizojë cdo gjë që kërkon prokuroria, dhe që prokurorët e gjykatësit të jenë të verbër, pra të paanshëm dhe të drejtë.", tha Rama.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme euro do të blihet me 98.9 lekë dhe do të shitet me 99.6 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 90.9 lek...

08:07

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI