Flash

Rama në fushatë/ Një vakt në dy ditë apo një shishe verë 33 mijë euro?

Lapsi.al 11 March 2025
Rama në fushatë/ Një vakt në dy ditë apo një

Përpjekja e politikanëve për t'u shfaqur si njerëz të thjeshtë, që e përçmojnë pasurinë dhe të mirat materiale ka qenë një mjet më se i zakonshëm për të manipuluar turmat dhe për ta fshehur hendekun e thellë mes jetës së luksit të qeveritarëve dhe luftës së përditshme për mbijetesë të qytetarëve.

Një ndër shembujt e parë në këtë aspekt ka qenë ai i Stalinit, që bënte kujdes të futej në gojën e popullit si një njeri me “thjeshtësi të madhe”, që hante çorba fshatarësh e flinte pak. Duke ndjekur shembullin e tij, nuk duhet harruar se Enver Hoxhës i pëlqente të shfaqej si diktatori që ulej “gju më gju” me popullin për të fshehur luksin e familjes së tij në bllok.

Si një vend që ende nuk e ka tretur mendësinë e diktaturës komuniste, edhe politikanëve shqiptarë u duket se fitojnë pikë nëse përbuzin mirëqënien dhe jetojnë nën asketizëm.

Në mandatin e tij të parë, Sali Berisha refuzoi vilën qeveritare dhe vazhdoi të jetonte në shtëpinë e tij të mëparshme, në lagjen e vjetër të Brrakës në Tiranë. Ende sot, ai mburret me faktin se pas 30 e kusur viteve në politikë ka në pronësi vetëm një apartament 130 metra katrorë.

Ja ku vjen edhe Edi Rama, që pas viteve të tëra që akuzohet se jeton në luks, se harxhon miliona me chartera personale, për verërat 33 mijë euroshe dhe kopshtin Eden në Kryeministri (4 milionë euro për ca pemë dhe selfie artistike), papritmas del dhe thotë se jeton si asket: ha një herë në dy ditë, pi pak ujë, ndërkohë që punon për popullin nga mëngjesi në mbrëmje.

Në daljen e tij “Sy më sy” këtë të martë, Rama u shpreh: Kush më njeh e di shumë mirë që qysh kur jam bërë kryeministër mund të kem dalë në restorante, në thuajse 12 vjet tanimë të them 30 herë në total, do të them shumë, janë shumë.

Kush mendon se kryeministri e teproi pak me gënjeshtra, duhet të dëgjojë vazhdimin, kur Rama tregoi se si ka raste që rri pa ngrënë asgjë, për më shumë se 48 orë, kur pi vetëm pak ujë.

“Në qoftë se arrin të bësh një cikël prej 48 orësh vetëm me ujë, është një gjë shumë pozitive për organizmin, 72 orët janë fantastike. E kam bërë 2-3 herë se është shumë. Ndërkohë që, është gjëja më normale për mua, që përgjithësisht të ha vetëm një vakt, në darkë. Dhe në darkë, në shtëpi. Rregullisht, në shtëpi. Këtu, në drekë, ja aty, tek ajo tavolina aty mbrapa, nëse ha drekë, ma sjellin këtu, pam-pam-pam” u shpreh ai.

Deklaratat tingëllojnë çuditshëm për një kryeministër, që duket aq i pangopur për të menaxhuar miliardat që në paguajmë përmes taksave. Më shumë se një e vërtetë, ajo që thotë Rama duket një përpjekje për të fshehur luksin e dokumentuar me propagandën e asketizmit.

Një mendje e kthjellët do të ngrinte disa pyetje:

  • Nëse Rama ha një vakt në dy ditë, atëherë kush ishte ai që qeraste McGonigal-in në restorante ku një darkë shkonte 10 mijë dollarë? (KLIKO KETU)
  • Nëse ai është kaq i përkorë, kush e pi verën 33 mijë euroshe për të cilën flet ish-miku i tij i ngushtë, Arben Ahmetaj? (KLIKO KETU)
  • Po ai tipi që shfaqej në radhët e para të ndeshjeve të basketbollit në NBA, kush ishte? (KLIKO KETU)
  • Po ai që del në fotot me charter privat në krah të Linda Ramës, kush është? (KLIKO KETU)
  • E fundit, nëse ky njeri qenka kaq asket, përse ka ndërtuar një kopsht me miliona euro vetëm që të dalë bukur në Instagram? (KLIKO KETU)

Metafora 431 milion lekë për urimin e vitit të ri nga Edi Rama

Përgjigja është e thjeshtë: jemi në fushatë. Dhe në fushatë politikanët shfaqen më të pastër se Papa dhe më të vobektë se secili prej nesh.

Deri më 11 Maj, nuk është çudi që dëgjojmë për një Edi Ramë që jeton me ajër, që nuk konsumon më shumë se një gotë ujë në ditë, por që ka një vullnet të hekurt për të punuar për Shqipërinë.

Por kujdes! Pas 11 majit, do rikthehet Edi Rama i vërtetë: ai që shëtit botën me charter, që i fal taksat më të pasurve, që dhuron toka në bregdet për miqtë e tij dhe që të shikon nga lart me po atë arrogancë që na e ka bërë “pam-pam-pam” për 12 vjet me radhë./ Përgatiti Dorian Kodra për Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI