Flash

Nuk ka fitues në Niko Dovana: Teuta proteston për penallti, Elbasani braktis Final 4

Lapsi.al 11 March 2025
Nuk ka fitues në Niko Dovana: Teuta proteston për penallti, Elbasani

Teuta dhe Elbasani kanë barazuar pa gola në ndeshjen e javës së 29-të të Superiores. Një rezultat që nuk ofroi shumë spektakël, por që la mundësi për të dyja skuadrat të ruajnë pozitat e tyre në renditje. Pas 90 minutash, asnjëra prej skuadrave nuk arriti të shënonte, megjithëse të dyja kishin disa mundësi që mund të kishin ndryshuar fatin e ndeshjes. Teuta qendron ngjitur me zonën e shpëtimit, ndërsa Elbasani humb nga sytë Partizanin, duke hequr dorë përfundimisht nga Final 4.

Abalora ndal sulmet durrsake

Teuta ishte më kërkuese në pjesën e parë dhe krijoi disa raste, duke përfshirë një goditje dënimi nga Karabeci në minutat e hershme. Megjithatë, portieri i Elbasanit, Abalora, e devijoi topin në këndore, duke mbajtur portën e tij të paprekur. Pas kësaj, Elbasani u përgjigj me një mundësi të mirë nga Lajthia, që tentoi një goditje të menjëhershme, por sfera përfundoi jashtë kuadratit të portës.

Lexo më tej: Tirana nervoze, i anulohen 2 gola: me Vllazninë mbyllet 0-0, Shkëmbi mbetet në rrezik

Në një tjetër rast, Elbasani kishte mundësinë të kalonte në avantazh, kur Qose gjuajti fort, por Tafas, portieri i Teutës, ishte në vendin e duhur dhe ndali goditjen me një reagim të shpejtë. Gjatë pjesës së parë, Teuta pati një mundësi të madhe për të shënuar, kur Arifi mori një pasim të mirë nga Boçi, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë kuadratit të portës. "Nuk jam i kënaqur me një pikë, sepse kërkuam fitoren - tha tekniku i Elbasanit Ivan Gvozdenovic -. Në pjesën e parë mund të shënonim një gol, dy rastet e Qoses ishin të pastra për gol, por nuk jam i kënaqur me një pikë. Nga loja jam i kënaqur, kishim nevojë për një fitore".

[video width="660" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67d05959c16ee.mp4"][/video]

Teuta proteston për një penallti

Në pjesën e dytë, ritmi i lojës ra dhe nuk pati shumë aksione emocionuese. Teuta kishte mundësi të tjera për të shënuar, përfshirë një gjuajtje të Jazxhi pas një krosimi të Karabecit, por topi përfundoi jashtë. Edhe Elbasani provoi me një gjuajtje të Lajthisë, por Tafas ishte i gatshëm për ta ndaluar atë. Në minutat e fundit të ndeshjes, Teuta kërkoi një penallti për një ndërhyrje, por gjyqtari nuk e vlerësoi si të tillë dhe ndeshja përfundoi pa gol. "Ne do luftojmë deri në fund do jemi të bashkuar, shpresojmë të japim maksimumin në këto ndeshje. Djemtë që janë me eksperiencë duhet të marrin ekipin përdore në këto situata. Kruja për fat të keq ka bërë një tërheqje të gradës së dytë dhe nuk pritet se kur kthehet”, u shpreh tekniku i durrsakëve Bledar Hodo.

Renditja pas barazimit

Ky barazim nuk ndryshon shumë pozitat e skuadrave në renditje. Elbasani mbetet në vendin e pestë, ndërsa Teuta, që është në vendin e parafundit, do të duhet të vazhdojë të luftojë për të dalë nga zona e rrezikut në javët në vijim.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI