Flash

Mes kërcënimeve të Trump, Groenlanda mban sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Lapsi.al 11 March 2025
Mes kërcënimeve të Trump, Groenlanda mban sot zgjedhjet e

Në Groenlandë ditën e sotme do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Nën debatin e ndezur pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, për të marrë Groenlandën populli do të zgjedh një parlament të ri. Pak më shumë se 50,000 votues me të drejtë vote në ishullin më të madh në botë japin votën e tyre për një nga gjashtë partitë konkurruese.

Sipas mediave ndërkombëtare, zgjedhjet e sotme kanë tërhequr vëmendjen globale pas garancive të përsëritura të Donald Trump për marrjen e rajonit autonom, “në një mënyrë apo në një tjetër”.

Zgjedhjet të cilat po mbahen në një sfond të thirrjeve në rritje për pavarësi, po vëzhgohen gjithashtu nga afër nga Danimarka, e cila sundoi Grenlandën si një koloni deri në vitin 1953 dhe vazhdon të kontrollojë politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë.

Lexo më tej: Pse marrja e Groenlandës mund të jetë një marrëveshje e keqe për Trump 

Groenlanda së bashku me Ishujt Faroe, mbetet pjesë e mbretërisë daneze. Megjithatë Kopenhaga “frikësohet” se nëse votuesit i japin mbështetje të fortë partisë më të madhe opozitare, Naleraq një zë i shquar pro-pavarësisë dhe mbështetës i bashkëpunimit me SHBA-në, Grenlanda mund të forcojë lidhjet e saj me SHBA-në. Qendrat e votimit u hapën në orën 11:00, ndërsa rezultati pritet në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Naaja Nathanielsen Ministre e Burimeve Natyrore, Barazisë Biznesit dhe Drejtësisë në Grenlandë dhe anëtare e IA, tha se komentet e fundit të Trump u konsideruan “të vrazhda dhe të papërshtatshme”.

“Është mënyra e gabuar për të bërë politikë të jashtme nëse doni të keni një lidhje më të ngushtë me Groenlandën”, tha ajo

Të këshilluara

Trump kalon çdo limit: Tarifa 50% Kanadasë

Lëvizja e Kanadasë për të vendosur tarifa për energjinë elektrike që eksporton në SHBA ka sjellë një reagim të ashpër nga Shtëpia e Bardhë dhe Donald Trump. ...

16:21

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI