Flash

Kandidimi në listat e hapura, reagon Meta: Pa sakrificë nuk ka fitore madhështore

Lapsi.al 11 March 2025
Kandidimi në listat e hapura, reagon Meta: Pa sakrificë nuk ka fitore

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar një ditë pasi kryesia e PL-së, vendosi që ai të jetë kandidat për deputet në listën e hapur të qarkut të Tiranës.

Me anë të një postimi në Facebook, kreu i PL-së thotë se pa sakrificë ekstreme nuk mund të ketë fitore madhështore.

"Falenderoj Kryesinë e Partisë së Lirisë, që fillimisht më propozoi të isha kandidat për deputet në listat e mbyllura, por që mbrëmë miratoi kërkesën time, që Ilir Meta edhe pse në kushte ekstreme izolimi, do të jetë kandidat për deputet në listën e hapur të qarkut Tiranë.

Partia e Lirisë (LSI) dhe Ilir Meta kanë qenë të parët për listat e hapura.

Ilir Meta bashkë me disa kolegë hynë në grevë urie në vitin 2008 kundër ndryshimeve kushtetuese, që sollën listat e mbyllura dhe vranë parlamentarizmin e vërtetë.

Ilir Meta në vitin 2005, për të gjithë ata që kanë humbur kujtesën, edhe pse kishte mundësinë të dilte deputet nëpërmjet sistemit proporcional, bëri një akt të rëndësishëm politik duke e vendosur veten vetëm në mazhoritar sepse për mua më i rëndësishëm ishte zhbllokimi i procesit europian të vendit se sa thjesht garantimi i një mandati deputeti.

Unë nuk krijova parti për t’u bërë deputet, por për të garantuar rotacionin politik dhe për të zhbllokuar integrimin europian të vendit.

Edhe sot, për të gjithë ata që i kanë sytë në ballë dhe e panë rrëmbimin tim kriminal dhe që e dinë se ku ndodhem, u them se pavarësisht se jam në kushte ekstreme izolimi është detyra ime të udhëheq Partinë e Lirisë me shembullin tim dhe të luftoj me të gjithë fuqitë e mia për t’u treguar të gjithëve se kjo është një betejë që në radhë të parë kërkon sakrifica ekstreme për t’u fituar dhe jo llogari meskine afatshkurtra nga ata që mendojnë se politika është narativë apo perceptim.

Ilir Meta me shembullin e tij nga qelia Nr.5 tregon se lufton për kauza të mëdha dhe se nuk i tradhton kauzat që beson. Mafia nuk luftohet duke vegjetuar apo duke pritur dhurata nga qielli.

I falenderoj të gjithë për mirëkuptimin dhe për mbështetjen në këtë betejë historike për fitoren e koalicionit “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, që është qëllimi ynë madhor. FITORE!", shkruan Meta.

Të këshilluara

Veliaj mbërrin në Apelin e GJKKO

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur në Apelin e Gjykatës së Posaçme. Veliaj do të marrë pjesë në seancën gjyqësore në Apelin e GJKKO ku do të shq...

09:50

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Me sytë katër

PAPARAZZI