Flash

Gjykata e Lartë e la në burg, Ervin Salianji del me një reagim të gjatë

Lapsi.al 11 March 2025
Gjykata e Lartë e la në burg, Ervin Salianji del me një reagim

Erivin Salianji reagon pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila rrëzoi rekursin e tij kundër dënimit me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Vendimi e lë 1 vit në burg dhe i dogji edhe shansin për t'u liruar sot, duke i hapur rrugën për të kandiduar sërish për deputet në zgjedhjet e 11 majit.

Lexo më tej: Gjykata e Lartë rrëzon Salianjin, i djeg mundësinë për deputet 

Ai shprehet se nuk është i habitur nga vendimi i Gjykatës së Lartë për ta lënë në qeli, duke theksuar se dënimi i tij ka për qëllim për ta eliminuar nga beteja politike.

“Dënimi im politik është një mbështetje e hapur ndaj mafies dhe trafikantëve ndërkombëtarë. Koha e zgjedhur për të dhënë vendimin një ditë para shpalljes së listave është po ashtu një mesazh kërcënimi për këdo guxon e flet të vërtetat”, shkruan Salianji.

Demokrati shtoi se do të luftojë dhe do ta kërkojë të drejten e tij deri në fund, teksa shtoi se nuk zgjedh qurravitjet.

“Pavarësisht se nga izolimi së bashku do të luftojmë për një Shqipëri të denjë e normale ku sundon ligji! Personalisht zgjedh betejën dhe jo qurravitjet”, shkruan Salianji.

Reagimi i plotë:

Nuk jam i habitur nga vendimi i Gjykatës së Lartë.

Lënia në fuqi e një ndëshkimi të nxitur, kërkuar dhe stisur nga Edi Rama e draftuar prej tij, e lajmëruar prej tij në Parlament, mbrojtur me zjarr prej tij, është rruga e shkurtër dhe komode që Gjykata e Lartë zgjodhi sot. Nuk kanë etikë profesionale dhe as guximin minimal që të japin drejtësi e të hyjnë në konflikt me Edi Ramën.

Kjo është një vijë sjellje.

Nëse Gjykata e Lartë do të ishte garanci për të drejtën, do të ishte garanci për proces juridik të rregullt e të ligjshëm, as gjykatat më poshtë s’do të guxonin të firmosinin farsat që firmosen.

Dënimi im politik bëhet për të më eleminuar nga beteja politike!

Ne çdo përballje e kam mundur Edi Ramën dhe shpurën e tij. Më e fundit në Kavajë në fitoren e bashkisë, e kudo tjetër.

Denimi im politik është kërcënim i hapur për cilindo që lufton krimin, korrupsionin dhe mafien e veshur me pushtet.

Dënimi im politik është një mbështetje e hapur ndaj mafies dhe trafikantëve ndërkombëtarë. Koha e zgjedhur për të dhënë vendimin një ditë para shpalljes së listave është po ashtu një mesazh kërcënimi për këdo guxon e flet të vërtetat!

Në këto kohë parade turpi, kohë aferash të renda financiare, unë jam me zero korrupsion, zero akuzë për asnjë qindarkë. Ndaj, burgosja për denoncimin, për fjalen, është një medalje.

Jam krenar për betejat e mia në interes të njerëzve. Kam zgjedhur që në fillim luftën e pakompromis dhe qytetarët më kanë mbeshtetur për këtë.

Gjykimet ndaj meje do hyjnë në turpet historike, të kauzeve gjyqësore si rast i përdorimit të drejtësisë për hakmarrje personale nga Rama e Xhafaj.

E nisën duke paguar deshmitarë të sajuar, u kapen në pergjime drejtorët e policisë duke paguar dëshmitarin e sajuar, manipuluan në gjykata duke caktuar gjyqtar si fillim ushtarin e Aldo Bares, me pas me kunatën e Belinda Ballukut dhe ish përfaqesuesin e PS në KQZ dhe sot duke manipuluar shortin në Gjykatë të Lartë, zëvëndësuan trupën gjyqësore e lanë për të më gjykuar ish-ministrin e drejtësisë së Partisë Socialiste dhe një komunist, birin e ish-drejtorit të dëbim internimeve dhe ish-sekretar të parë!

Nuk janë këto institucionet që meritojmë, nuk janë shtet i së drejtës dhe as sundim i ligjit.

Për cilindo që shqetesohet i them ta marrë paradhënie dhe zvarritjen dhe vendimin kundër në Gjykatë Kushtetuese, dhe më pas do shohim se si do jetë e drejta në Strasburg.

Unë do të luftoj e do ta kërkoj të drejten deri në fund. Shqipëria do të jetë nje vend më i mirë kur të ketë drejtësi, kur Gjykatat do të kenë kurajon të japin drejtësi edhe kur kjo nuk i pelqen autokratit.

Ky vend i mirë mund të duket utopi, por nuk është e largët dita ku dhe për drejtësinë fjalën e madhe do ta kenë qytetarët.

Pavarësisht se nga izolimi së bashku do të luftojmë për një Shqipëri të denjë e normale ku sundon ligji! Personalisht zgjedh betejën dhe jo qurravitjet!

Nderin dhe respektin e qytetarëve e kam fituar unë, turpin dhe neverinë e hanë me korrupsionin e përditshëm “të burgosurit” e autokratit, që nuk kanë as ndërgjegje dhe as guxim të shkojnë as në tualet pa lejen e tij!

Të këshilluara

Jep dorëheqjen kryebashkiaku socialist

Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj ka dhënë dorëheqjen. Këshilli Bashkiak i Matit ka njoftuar mbledhje të jashtëzakonshme ditën e mërkurë në orën 10.00. D...

14:17

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI