Flash

FOTO/ 44 vjet nga "Demonstratat e 81-it" që zgjuan ëndrrën e Kosovës për Pavarësi

Lapsi.al 11 March 2025
FOTO/ 44 vjet nga "Demonstratat e 81-it" që zgjuan

Demonstratat e marsit dhe prillit të vitit 1981 në Prishtinë, të përcjella nga kërkesa për liri dhe barazi në Kosovë, shënuan një moment vendimtar në historinë e saj, duke nxjerrë në pah frymën nacionaliste dhe shpërthimin e kërkesave për pavarësi kombëtare, ndërsa u shoqëruan me represion të rëndë nga autoritetet jugosllave, me humbje edhe të njerëzve.

Demonstratat filluan si nje levizje spontane e studentëve të Kosovës të cilat u mbajtën në Prishtinë me 4 mars 1981 për kushte më të mira në mencen e studentëve në Prishtinë, por ne fakt ishte shkendiaja ne nje zinxhir mbi mllefin e akumuluar prej vitesh.

Shërbimi policor pas ndërhyrjes brutale paraburgosi një numër të madh të studentëve. Kjo ndërhyrje shkaktoi demostratën e organizuar të studentëve më 11 mars e cila po ashtu shtypet me dhunë dhe parabugosen disa studentë.

36 vjet nga demonstratat e 81-shit | Presheva Jonë

Më këtë fillon edhe zinxhiri i demostratave të 81-ës. Si pasojë rrjedhin tubimet e njohura si "Demonstratat e Punëtorëve" në të cilat punëtorët kërkonin lirimin e studentëve të burgosur. Përsëri, organet shtetërore intervenojnë me tërë brutalitetin e tyre.

36 vjet nga demonstratat e vitit 1981

Me kërkesat e demonstruesve: "Kosova Republikë", "Duam Liri, "Barazi, Drejtësi", Duam Bashkim", "Të lirohen të burgosurit politikë", e shumë kërkesa të tjera, u solidarizua i gjithë populli shqiptar i Kosovës e më gjerë, duke u organizuar më pas demonstrata nga rinia edhe në qytetet e tjera të Kosovës.

Kurti kujton demontstratat e 81-shit: Regjimit iu dridhën këmbët,  studentëve as qerpiku - Gazeta Online INSAJDERI

Gjatë këtyre tubimeve, armata Jugosllave paraqet prezencën e saj. Pas dy muajsh në territorin e "Krahinës Socialiste të Kosovës" vendoset "Gjendja e jashtëzakonshme" e më vonë edhe shtetrrethimi.

Këto demonstrata po ashtu konsiderohen një frymë nacionaliste për krijimin e shteteve të pavarura kombëtare.

Demonstratat e '81-shit”, kryeministri Kurti kujton 43 vjetorin:  Demonstratat e vitit 1981, nxorën parullën “Kosova Republikë” | Presheva  Jonë

Në ato ngjarje të rënda, por të lavdishme në historinë e popullit shqiptar, pushteti serb vrau 9 demonstrues, plagosi 15, e me qindra arrestoi e burgosi, ndëshkoi e dënoi me vite e vite burg të rëndë politik.

Demonstratat që vijuan deri në prill, u shtypën me dhunë policore nga ana e pushtetit jugosllav. Aksioni i njësive speciale të ish-Federatës së Jugosllavisë, i dha hov shpërthimit të zemëratës popullore. 

40 vjet nga ​demonstrata studentore e 11 marsit - Infokus

Demonstratat e pranverës së vitit 1981 në Prishtinë janë një moment kyç në historinë e Kosovës. Ato rindezën aspiratën kombëtare që do të realizohej pas 3 dekadash, Pavarësia e Kosovës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI