Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Analiza në REL: Qeveria e re e Kosovës duket se është ende larg

Lapsi.al 11 March 2025
Analiza në REL: Qeveria e re e Kosovës duket se është ende

Zgjedhjet në Kosovë mund të kenë përfunduar, por koha kur vendi do të ketë qeveri të re duket se është ende larg. Me partitë opozitare që e përjashtojnë bashkëpunimin me Vetëvendosjen dhe me këtë të fundit që këmbëngul se do ta formojë vetë qeverinë, situata mbetet e hapur për çdo skenar.

Me vota që nuk i mundësojnë qeverisjen e vetme, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit këmbëngul se do ta formojë ajo Qeverinë e re të Kosovës.

Se me kë, nuk është ende e qartë. Partitë aktualisht në opozitë mbeten kategorikisht kundër bashkëpunimit me partinë aktualisht në pushtet.

“Me Vetëvendosjen nuk shohim pika takimi”, përsëriti kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, për Televizionin Klan Kosova, më 10 mars.

“Nuk duam dhe nuk punojmë për bashkëpunim me ta [VV-në]. Ky ka qenë qëndrimi ynë paraelektoral dhe mbetet i njëjtë”, tha kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media, po më 10 mars.

LDK-ja, sipas tij, do ta konsideronte si opsion koalicionin me partitë tjera, vetëm nëse do t’i ofrohej pozita e kryeministrit dhe do të arrihej marrëveshje për postin e presidentit - mandati i të cilit skadon vitin e ardhshëm.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thonë se Qeveria e re e Kosovës duhet të formohet nga partitë opozitare.

“Ne angazhohemi që opozita ta formojë qeverinë e re”, thotë për Radion Evropa e Lirë Ahmet Isufi, anëtar i Kryesisë së AAK-së.

“Kosova duhet t’i kthehet trendit të zhvillimit të brendshëm dhe riparimit të marrëdhënieve me jashtë”, shton ai.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, partia e tij ka garuar në koalicion me partinë Nisma të Fatmir Limajt.

Limaj është i vetmi nga opozita, i cili ka thënë se nuk ka “vija të kuqe” sa u përket koalicioneve të mundshme, qoftë me Vetëvendosjen apo me partitë tjera opozitare.

Pavarësisht kësaj, Isufi këmbëngul se partia e tij nuk ka ndonjë “mospërputhje të madhe” me Nismën e Limajt.

“Kemi kontakte normale. Presim certifikimin e rezultateve, në mënyrë që pastaj të bashkëpunojmë për një qeveri që do t’i përmblidhte partitë opozitare”, thotë Isufi.

Se kur do të bëhet certifikimi i rezultateve nuk është e qartë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmendur më herët mesin e marsit.

Ndërkohë ka pasur edhe kërkesa për përsëritjen e votimit përmes postës, por ato janë refuzuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Ashtu siç qëndrojnë rezultatet tash për tash, asnjëra parti nuk ka vota të mjaftueshme për të formuar e vetme qeverinë.

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 48 mandate në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja 24, LDK-ja 20, AAK-Nisma 8, Lista Serbe 9, Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë 1 dhe komunitetet joserbe 10.

E, për formimin e Qeverisë duhen së paku 61 deputetë.

Si e shohin analistët situatën?

Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, thotë se, tash për tash, nuk mund të thuhet se kush mund ta formojë qeverinë - Vetëvendosje apo partitë opozitare.

“Është e vështirë, por përgjegjësia kryesore bie mbi fituesin e zgjedhjeve. I tërë procesi, barra e procesit për formimin e qeverisë i bie Lëvizjes Vetëvendosje - qoftë vetëm, qoftë me kompromise programore, në raport me subjektet tjera”, - thotë Rashiti për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, në rast se Lëvizja Vetëvendosje dështon, atëherë përgjegjësia u kalon partive opozitare.

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se partia e tij planifikon ta formojë qeverinë me ndihmën e votave të komuniteteve pakicë joserbe.

Përfaqësuesit e këtyre të fundit kanë thënë se, parimisht, do të mbështesnin cilindo mandatar për formimin e qeverisë së re, por edhe 10 mandatet e tyre parlamentare janë të pamjaftueshme për Vetëvendosjen që të arrijë numrin prej 61 deputetësh.

Në këtë situatë të paqartë, e ardhmja e Qeverisë së re të Kosovës duket se do të varet nga kompromiset politike në ditët apo javët në vijim.

Për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve nga KQZ-ja nuk ka ndonjë afat ligjor.

Por, 30 ditë pas certifikimit të tyre, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duhet ta thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Konstituimi përfundon me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të tij.

Kjo praktikë edhe mund të zgjasë - në vitin 2014 janë dashur rreth gjashtë muaj. /Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

Me sytë katër

PAPARAZZI