Flash

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lapsi.al 10 March 2025
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare

Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, nga 1 marsi ka pushuar së funksionuari për një periudhë dymujore. Gjatë kësaj kohe pikat kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës, do të bëjnë përpunimin e të dhënave të drejtuesve të automjeteve dhe udhëtarëve me procedurë të përshpejtuar.

Udhëtarët që përdorin pikën kufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, nga 1 marsi duhet të paraqesin dokumentet e identifikimit. Qytetarët vazhdojnë ta kundërshtojnë këtë proces pasi, shprehen për lëvizje të lirë në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Nuk kam shumë njohuri megjithatë po më befasoni, ky kufi s’duhet të jetë fare, as kontroll as pa kontroll, nuk e di çfarë situate është, do të provojmë, por kanë bërë keq, nuk kanë bërë mirë, nuk e njoh këtë kufi në kuptimin e kufijve. Ne jemi së bashku këtu, Shqipëri jemi”, tha qytetari Kadri Kryeziu.

“Nuk duhet të ketë kufi fare këtu pasi ky kufi nuk është natyral, është kufi i vendosur nga një armik që e kemi pasur me herët, kështu që nuk duhet të ekzistojë”, tha një qytetar tjetër Hasan Gigollaj.

Pothuajse gjatë gjithë vitit udhëtarët thonë se nuk kanë pritur gjatë në kufi, ndërsa kontrollet i shohin normale. Nga e premtja pasdite, të shtunën, të dielën dhe ditëve të festave, lëvizja e automjeteve në Vërmicë është pa kontrolle për automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës. Pika kufitare e përbashkët Shqipëri-Kosovë, përpunon numrin më të madh të automjeteve dhe udhëtarëve që hyjnë dhe dalin në të dyja anët e kufirit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI