Flash

Rama: Vendimin për vete time nuk e kam marrë akoma, mund të mos jem fare në listë

Lapsi.al 10 March 2025
Rama: Vendimin për vete time nuk e kam marrë akoma, mund të mos

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste deklaroi se në listat e hapura do të ketë plot të rinj dhe të reja. Lidhur me drejtuesit politike, Rama tha se e kishte shprehur që ata të jenë listat e hapura por sipas tij kjo nuk do të lejonte barazi shansesh në garë.

Ai u shpreh më tej se një vendim nuk ishte marrë ende dhe për veten e tij, ndërsa shtoi se mund të mos jetë fare në listë. Po ashtu bëri më dije se edhe deputetet që kanë një mandat do të jenë në listat e hapura.

Rama: Në listën e hapur do ketë plot të rinj dhe të reja. Diskutimi ka qenë, unë e kam shprehur, drejtuesit politikë duhet të jenë në listën e hapur. Kjo do çorodiste gjithë procesin, nuk do të lejonte asnjë barazi shansesh në garë, nuk do të garantone asnjë lloj drejtimi vërtet politik të garës. Drejtuesit politikë do ishin fokusuar për të marrë vota për vete, do të krijonin pabarazi vetvetiu dhe do të çoroditej e gjithë skuadra. E njëjta gjë vlen në rastin tim. Do ishte prapë një hyrje në hak ndaj të tjerëve, që të vendosej emri im. Vendimin për vete time nuk e kam marrë akoma, se mund të mos jem fare në listë. Kjo është pak a shumë pamja sot. Sa i takon deputeteve, po shkojmë drejt të njëjtit princip. Deputetet që kanë 1 mandat, do jenë në fushë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Territori i vendit tonë gjatë pjesës së parë të ditës parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, ku kthjellimet më të dukshme do të ...

07:42

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI