Flash

Rama ironizon LaCivita: Nuk ndryshon gjë turisti me kushedi ça page nga Amerika

Lapsi.al 10 March 2025
Rama ironizon LaCivita: Nuk ndryshon gjë turisti me kushedi ça page

Nga mbledhja e grupit të PS, kryeministri Edi Rama ironizoi marrëveshjen e fushatës së PD-së me LaCivita duke thënë se nuk ka truk mediatik e propagandistik dhe turist që vjen me kushedi çfarë page nga Amerika për të bërë makiazh trumpist të fushatës që ndryshon dot opozitën.

"Zëri ynë dhe prania jonë dhe siguria jonë e brendshme që do të thotë pozicioni ynë i sigurtë i vendosur stabël dhe i palëkundur nga qua qua qua që janë të mjaftueshme për këtu brenda por s'mund të jehojnë jashtë perimetrit të kënetës është themelor. Nuk ka kapacitete të tjera jashtë PS që mund të flasin me botën sot, as me Evropën, as NATO-n. Pa u futur në BE, pa u bërë anëtarë të BE mbetet shumë e rëndësishme se kush qeveris në Shqipëri. Kur të bëhemi anëtar, se kush qeveris do të jetë e rëndësishme për ata por edhe për themelet e funksionimit të shtetit shqiptar.

Ka shumë rëndësi se kush qeveris për të ardhmen e reformës në drejtësi. Ne jemi garancia, të tjerët e kanë thënë me zë të lartë dhe janë përbetuar se do ta kthejnë mbrapsht dhe do të shkrijnë institucionet e reja të drejtësisë dhe do të neutralizojnë SPAK. Kjo mund të bëhet vetëm nga forca që hallet e tyre me drejtësinë i kanë më të mëdha sesa lidhjet e tyre me interesat kombëtare.

Këto forca janë të shpallura dhe i njeh gjithë Shqipëria e bota. Nuk ka truk mediatik dhe propagandistik dhe turist që vjen me kushedi çfarë page nga Amerika për të bërë makiazh trumpist të fushatës së atyre forcave që ndryshon këtë thelb. Ky është thelbi i ndarjes si dita me natën mes nesh dhe kënetës por ky është thelbi që ndan nëse Shqipëria dhe shqiptarët do ta shfrytëzojnë dritaren e hapur dhe do të bëhen anëtarë të BE, apo nëse do të mbeten si ndonjë shtet tjetër këtu në rajon që e ka të ardhmen të paqartë.”, tha Rama.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Territori i vendit tonë gjatë pjesës së parë të ditës parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, ku kthjellimet më të dukshme do të ...

07:42

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI