Flash

Rama: Anëtarësimi në BE, çështje ekzistenciale për popullin shqiptar

Lapsi.al 10 March 2025
Rama: Anëtarësimi në BE, çështje ekzistenciale

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së u shpreh se në zgjedhjet e 11 majit Partia Socialiste duhet të marrë sërish fitoren nga vullneti i popullit. Rama u shpreh se procesi i integrimit të Shqipërisë është një dritare që nuk duhet lejuar të mbyllet pasi nuk dihet se kur mund të hapet sërish për vendin tonë.

Sipas tij anëtarësimi në BE sot është më shumë se asnjëherë çështje ekzistenciale për popullin shqiptar. Rama shtoi se në këto momente qofte për BE apo NATO, zëri ynë dhe prania jonë janë në pozicion të palëkundur.

"Më 11 maj, PS duhet të marrë sërish fitoren nga vullneti i popullit. Ajo dritare nuk duhet mbyllur. Nëse mbyllet nuk dimë nëse hapet më. Anëtarësimi në BE sot është më shumë se asnjëherë, çështje ekzistenciale për popullin shqiptar. Është vënë në lëvizje gjeopolitika botërore. Në këto momente qofte për BE apo NATO, zëri ynë dhe prania jonë, pozicioni ynë i palëkundur nga "kua kuatë", është themelor.

Nuk ka kapacitete tjera jashtë PS që sot të flasin me botë. Pa u futur në BE, mbetet e rëndësishme kush qeveris në Shqipëri. Ka rëndësi kush qeveris në Shqipëri për reformën në drejtësi. Të tjerët janë betuar të kthejnë reformën dhe të shkrijnë SPAK apo insitucionet e drejtësisë. Kjo sepse hallet me drejtësinë i kanë më të mëdha se lidhja me interesin publik," tha Rama.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Territori i vendit tonë gjatë pjesës së parë të ditës parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, ku kthjellimet më të dukshme do të ...

07:42

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI