Flash

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Lapsi.al 10 March 2025
Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në

Bisedimet për t’i dhënë fund agresionit rus në Ukrainë kanë përfshirë deri tani dy lojtarë kyç Amerikën dhe Rusinë. Por, Ukraina po shpreson që më në fund këtë javë të jetë pjesë e bisedimeve të paqes të planifikuara me zyrtarët amerikanë, pak më shumë se një javë që nga takimi midis Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky.

Një gjë e përbashkët e të gjitha këtyre bisedimeve është vendndodhja Arabia Saudite. Mbretëria e pasur me naftë mund të duket si një mikpritëse e pazakontë për bisedimet për një luftë evropiane, por mund të ketë disa faktorë prapa dëshirës së saj për të ndërmjetësuar dhe vullnetit të palëve të përfshira.

Çfarë ka Arabia Saudite?

Bëhet e ditur se për Arabinë është një tjetër mundësi për të rritur profilin e saj në skenën ndërkombëtare. Që kur imazhi i saj publik arriti pikën më të ulët pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi në vitin 2018, shteti i Gjirit ka kërkuar të rrisë fuqinë e butë përmes ligave sportive në golf dhe futboll, ndërkohë që organizon ngjarje të mëdha boksi.

Në sferën diplomatike, Arabia Saudite ka arritur një mirëkuptim me Iranin, ka pritur Volodymyr Zelenskyn për një samit të Ligës Arabe dhe është përfshirë në bisedimet për luftërat në Sudan dhe Gaza. Gjithçka ripohoi rolin që mbretëria e ka perceptuar prej kohësh veten si një forcë dominuese në Lindjen e Mesme dhe udhëheqëse e botës myslimane.

Pse SHBA dhe Rusia zgjodhën Arabinë?

Trump e përshkroi princin e kurorës Mohammed bin Salman si një “djalosh fantastik” në janar, me sauditin që njoftoi synimin e tij për të investuar 600 miliardë dollarë gjatë katër viteve të ardhshme. Presidenti dëshiron që ajo të rritet në 1 trilion paund dhe tha se do t’i kërkojë Arabisë që të ulë çmimet e naftës.

Ndërsa për Moskën, Riadi ka arritur të ruajë lidhjet ruse përmes kartelit të naftës OPEC+ edhe pse vendet perëndimore aplikuan sanksione ndaj Kremlinit. Ndryshe, Arabia Saudite ka qenë e përfshirë në ndërmjetësimin për luftën në Ukrainë edhe më parë, duke ndihmuar në sigurimin e një shkëmbimi të të burgosurve në vitin 2022.

Për më tepër, qeveria autokratike e Arabisë Saudite, mediat dhe distanca nga lufta lejon që bisedimet të zhvillohen në një vend të kontrolluar fort. Kjo do të thotë se diskutimet mund të vazhdojnë në privatësi relative dhe i jep Arabisë një tjetër shans për të pozicionuar veten si një territor neutral për negociata./Sky News

Të këshilluara

Bie "X", Elon Musk akuzon hakerat ukrainas

E hëna e zezë për X. Rrjeti social i Elon Musk, i njohur më parë si Twitter, funksionoi me ndërprerje gjatë gjithë ditës. Vetë Musk shpjegoi shkakun, duke folur...

19:27

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI