Flash

Probleme për rrjetin X, Musk: U sulmuam nga Ukraina

Lapsi.al 10 March 2025
Probleme për rrjetin X, Musk: U sulmuam nga Ukraina

Përdoruesit e rrjetit social X patën disa probleme me aksesin në platformë këtë të hënë. Për këtë bosi i këtij aplikacioni, miliarderi Elon Musk tha se shkak u bë një sulm kibernetik që shkaktoi probleme serioze dhe që origjinën e kishte në Ukrainë.

Në një intervistë me Fox Business Network, pas rikthimit të pjesshëm të funksionimit, ai tha se "nuk jemi të sigurt se çfarë ka ndodhur saktësisht, por ka pasur një sulm masiv kibernetik që u përpoq të rrëzonte X me adresa IP me origjinë nga rajoni i Ukrainës".

Ndërkohë ishin e hakerat e “Dark Storm Team” që mori përsipër sulmin. Grupi i sigurisë kibernetike “SpyoSecure” konfirmoi se ndaj X kishte pasur një sulm DDOS. Sulmet DDOS mbingarkojnë serverët e një faqe interneti dhe i bëjnë ata të paaftë për t'u përgjigjur.

Duhet të theksohet se ekipi “Dark Storm Team” nuk është i vendosur në Ukrainë.

Pak ditë më parë Musk u përfshi në replika me Kievin dhe madje u shpreh se ishte interneti i kompanisë së tij “Starlink” që i jepte mundësi Kievit të mbante në këmbë frontin në përballje me forcat ruse.

“Dark Storm Team” është themeluar në vitin 2023 dhe është i njohur për strategjitë e avancuara të luftës kibernetike dhe goditjet ndaj sistemeve të sigurisë së lartë.

“Orange Cyberdefense” raporton se ky grup ka një axhendë pro-palestineze dhe kohët e fundit është zotuar të nisë një seri sulmesh kibernetike që synojnë faqet e internetit qeveritare të vendeve të NATO-s, Izraelit dhe kombeve të tjera që mbështesin Tel Avivin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Bie "X", Elon Musk akuzon hakerat ukrainas

E hëna e zezë për X. Rrjeti social i Elon Musk, i njohur më parë si Twitter, funksionoi me ndërprerje gjatë gjithë ditës. Vetë Musk shpjegoi shkakun, duke folur...

19:27

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI