Flash

Përmbysje dramatike në Korçë: Eleke i jep fitoren pas 7 javësh Partizanit

Lapsi.al 10 March 2025
Përmbysje dramatike në Korçë: Eleke i jep fitoren pas 7

Partizani ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë kundër Skënderbeut, duke triumfuar me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Kategorisë Superiore. Skuadra e “demave të kuq” përmbysi rezultatin në minutat e fundit me Eleke, duke i dhënë vetes tre pikë jetike në garën për zonën europiane, ndërsa korçarët mbeten të fundit në renditje dhe gjithnjë e më afër rënies nga kategoria.

Pjesa e parë: Skënderbeu në avantazh mes polemikave

Ndeshja nisi me një ritëm të balancuar, por ishte Skënderbeu ai që krijoi mundësitë më të rrezikshme në pjesën e parë. Në minutën e 14', Kote shërbeu për Taipin, i cili provoi me një goditje diagonale, por pa sukses. Partizani pati një mundësi të mirë në minutën e 29' me Zekën, i cili nuk arriti të godiste si duhet brenda zonës pas një pasimi të saktë nga Bintsouka.

Momenti më i diskutueshëm i takimit erdhi në minutën e 33', kur gjyqtari Bastari akordoi një penallti për Skënderbeun, pas një kontakti mes Prekës dhe Bismarkut në zonë. Kapiteni i Partizanit u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa miqtë protestuan ashpër për vendimin. Nga pika e bardhë, Ardit Nikaj u tregua i ftohtë dhe me një ekzekutim “panenka” dërgoi topin në rrjetë, duke kaluar Skënderbeun në avantazh 1-0.

[video width="644" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67cf16211b356.mp4"][/video]

Vetëm pak minuta më vonë, Partizani pretendoi për një 11-metërsh në favorin e tij, por gjyqtari vijoi lojën. Në minutën e 40-të, Skënderbeu pati një tjetër mundësi të artë për të dyfishuar shifrat, por portieri Pano Qirko bëri një pritje vendimtare ndaj Bismarkut, duke mbajtur të hapur ndeshjen për ekipin e tij.

Pjesa e dytë: Partizani shpërthen, Eleke vendos në shtesë

Në pjesën e dytë, Partizani u shfaq më agresiv dhe rriti ndjeshëm presionin. Skënderbeu pati një mundësi të artë në minutën e 50-të me Nassr, por sërish Qirko ishte në një formë të shkëlqyer, duke i mohuar golin me një pritje spektakolare.

Skuadra e Arbër Abilaliajt e shtoi ritmin dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 66', kur Kote shfrytëzoi një pasiguri në mbrojtjen e Skënderbeut dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke vendosur baraspeshën në 1-1. Vetëm dy minuta më vonë, Partizani ishte pranë përmbysjes, por Alia bëri një pritje vendimtare pas një goditjeje me kokë të Sembene.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67cf210565081.mp4"][/video]

Presioni i Partizanit vazhdoi dhe në minutën e 70' Alia u detyrua të ndërhynte sërish për të ndalur një goditje të rrezikshme të Mehmetit. Ndërkohë, Skënderbeu u tërhoq në mbrojtje, duke u përpjekur të ruante barazimin. Drama kulmoi në minutën e 91', kur Eleke arriti të gjente rrugën e rrjetës dhe të realizonte golin e përmbysjes për Partizanin, duke i dhuruar ekipit të tij një fitore të çmuar në sekondat e fundit të sfidës. Goli i tij tronditi të pranishmit në stadiumin e Korçës dhe vulosi rezultatin përfundimtar 1-2.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67cf26a3e78e1.mp4"][/video]

Situata në renditje dhe pasojat e ndeshjes

Me këtë fitore, Partizani ngjitet në kuotën e 43 pikëve, duke mbajtur vendin e katërt dhe duke mbetur në garë për një vend në Europë. Në anën tjetër, Skënderbeu mbetet në vendin e fundit me 27 pikë dhe sheh gjithnjë e më të vështirë mbijetesën në Superiore.

Fitorja e “demave” rikthen optimizmin në kampin e kuq, ndërsa për Skënderbeun mbeten shumë pikëpyetje dhe pak shpresa për të shmangur rënien nga kategoria.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI