Flash

Grevë në 13 aeroporte të Gjermanisë, anulohen katër fluturime nga Prishtina

Lapsi.al 10 March 2025
Grevë në 13 aeroporte të Gjermanisë, anulohen katër

Një grevë njëditore në 13 aeroporte gjermane çoi në pezullimin e shumicës së fluturimeve, përfshirë katër fluturime nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari”.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara.

“Për shkak të grevës në disa aeroporte të Gjermanisë, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës janë anuluar katër fluturime në nisje.

Kjo nuk ka shkaktuar ndonjë tollovi për shkak se udhëtarët kanë qenë të njoftuar paraprakisht nga kompanitë e tyre ajrore”, tha Gara.

Ajo tha se fluturimet nga nesër do të vazhdonin me rregull, pasi që greva në Gjermani është vetëm njëditore.

Më herët gjatë ditës, edhe Qendra Kombëtare për Menaxhim të Kufijve kishte lajmëruar për anulimin e këtyre fluturimeve.

Greva njëditore në 13 aeroportet e Gjermanisë, përfshirë ato kryesore të Frankfurtit dhe Mynihut si dhe të gjitha destinacionet e tjera kryesore të vendit, shkaktoi anulimin e shumicës së fluturimeve ndërkombëtare të hënën.

Greva 24-orëshe, e cila ka nisur në mesnatë të dielën, përfshin punonjës të sektorit publik në aeroporte si dhe punonjës të tokës dhe të sigurisë.

Në Aeroportin e Frankfurtit, 1.054 nga 1.116 fluturimet e planifikuara për atë ditë ishin anuluar, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve dpa, duke cituar menaxhimin e trafikut në aeroport.

Të gjitha fluturimet e rregullta në Aeroportin e Berlinit ishin anuluar, ndërsa Aeroporti i Hamburgut njoftoi se nuk do të ishin të mundshme fluturimet.

Aeroporti i Kolonjes/Bonnit njoftoi se nuk do të kishte shërbime të rregullta për pasagjerë dhe Aeroporti i Mynihut këshilloi udhëtarët të prisnin “orare fluturimesh të reduktuara ndjeshëm”.

Greva e sindikatës së punonjësve gjithashtu përfshiu aeroportet e Bremenit, Hannoverit, Duseldorfit, Dortmundit, Leipzig/Halle dhe Shtutgartit.

Në aeroporte më të vogla si Weeze dhe Karlsruhe/Baden-Baden, vetëm punonjësit e sigurisë u thirrën për grevë.

Shoqata e Aeroporteve Gjermane, ADV, vlerësoi se më shumë se 3.500 fluturime do të anuloheshin dhe rreth 560.000 pasagjerë do të ndikoheshin.

Sindikatat e shpallën grevën të premten e kaluar.

Por, në Aeroportin e Hamburgut, ata shtuan një grevë të shpallur me njoftim të shkurtër të dielën përpara grevës së hënës, duke argumentuar se duhet të siguronin efektivitetin e masës.

Kjo grevë, e quajtur “grevë paralajmëruese”, është një taktikë e zakonshme në negociatat për pagat në Gjermani dhe lidhet me dy mosmarrëveshje për pagat: negociatat për një kontratë të re për pagën dhe kushtet për punonjësit e sigurisë në aeroporte, dhe një mosmarrëveshje më të gjerë mbi pagat për punonjësit e qeverisë federale dhe lokale.

Kjo e fundit ka çuar tashmë në greva në aeroporte të Kolonjes/Bonnit, Duesseldorfit, Hamburgut dhe Mynihut.

Negociatat për këtë mosmarrëveshje do të rinisin të premten, ndërsa rundi i ardhshëm i negociatave për punonjësit e sigurisë në aeroporte pritet të fillojë më 26 mars./VOA

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI