Flash

Dëmtimi i ekosistemit natyror të Liqenit të Shkodrës

Lapsi.al 10 March 2025
Dëmtimi i ekosistemit natyror të Liqenit të Shkodrës

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një operacion të gjerë në pjesën shqiptare të Liqenit të Shkodrës dhe në Lumin Buna për heqjen e strukturave të jashtëligjshme, që prej vitesh dëmtojnë ekosistemin e tyre natyror. Liqeni i përbashkët i Shkodrës, i cili ndahet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, vlerësohet si më i madhi në Ballkan, me rëndësi të veçantë për ekosistemin natyror, vlerat turistike dhe shumëllojshmërinë e shpendëve dhe peshqve. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, gjatë 30 viteve të fundit, një numër organizatash të huaja, kanë financuar projekte për mbrojtjen e ekosistemit të Liqenit të përbashkët të Shkodrës, por efektiviteti i tyre ka qenë i vogël.

Ndërhyrja e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në Liqenin e Shkodrës vjen pas shqetësimeve të vazhdueshme të ekspertëve për dëmtimet që ka pësuar ndër vite ekosistemi i Liqenit të Shkodrës në pjesën shqiptare, kjo për shkak të ndërhyrjeve të jashtëligjshme.

Përgjatë viteve, peshkatarët kanë ndërtuar, në të dy anët e brigjeve të liqenit, një gardh që pengon komunikimin e liqenit me Lumin Buna dhe, më tej, me detin Adriatik.

“Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka filluar ndërhyrjen në të gjithë sipërfaqen e Liqenit të Shkodrës për të lëvizur të gjitha strukturat e peshkimit, që janë të vendosura në Liqenin e Shkodrës si dhe të Dajlanit, i cili është i vendosur në të gjithë gjerësinë e shtratit të Lumit Buna. Që nga viti i kaluar, nuk janë të pajisur nga autoritetet përkatëse dhe, në këto kushte, po bëhet ndërhyrja pasi ato janë të paligjshme”.

Edhe tre vite më parë, Bashkia e Shkodrës është përpjekur të heq nga liqeni këto struktura të jashtëligjshme, por pa arritur, për shkak të mungesës së mjeteve të përshtatshme.

Sipas ekspertëve, ndërtimi i këtyre strukturave nga peshkatarët e zonës, si dhe shumë ndërtimeve të tjera përgjatë brigjeve të liqenit, kanë dëmtuar rëndë ekosistemin natyror të liqenit si në pjesën shqiptare, ashtu edhe atë të Malit të Zi.

“Vitet e fundit, siç duket peshkatarët nuk i kanë hequr strukturat e peshkimit të vendosura në liqen. I kanë lënë vazhdimisht duke bërë një pritë shumë të madhe, duke ndaluar lëvizjen e peshqve nga deti për në brendësi të liqenit dhe e kundërta. Njëkohësisht kanë zënë edhe peshqit me madhësi të vogël, gjë që nuk lejohet”.

Liqeni i Shkodrës, me një gjatësi prej 45 kilometrash, përbën një pasuri të rëndësishme për të gjithë rajonin si nga ana ekonomike, ekoturistike dhe ekologjike. Për këtë, në vitin 2005 është shpallur si Zonë e Mbrojtur Ramsar me rëndësi ndërkombëtare.

Liqeni ka 45 lloje peshqish dhe 40 lloje shpendësh ujorë, disa prej të cilëve të rrallë. Për shkak të rëndësisë së tij, përgjatë viteve, një numër organizatash të huaja, përfshirë Bankën Botërore dhe Agjencinë Gjermane për Zhvillim Ndërkombëtar (GIZ) kanë financuar me dhjetëra programe dhe projekte për mbrojtjen e vlerave natyrore të Liqenit të përbashkët të Shkodrës, por efektiviteti i tyre ka qenë i pakët, kjo për shkak të mungesës së kapaciteteve dhe keqmenaxhimit.

“Vitet e fundit ka ndryshuar situata e peshkimit në Liqenin e Shkodrës, kjo për shkak të dyndjeve të mëdha në brigjet e liqenit gjatë viteve të demokracisë, ku një pjesë e njerëzve kaluan në sektorin e peshkimit. Kuptohet, pa njohuri fillestare, duke gjuajtur në forma të ndaluara, me mënyra të dëmshme dhe në periudha dhe vende të ndaluara për gjuetinë e peshkut. Kjo bëri që resurset peshkore të zvogëlohen mjaft duke e kthyer Liqenin e Shkodrës në amortizator të problemeve sociale”.

Ekspertët thonë se, megjithëse ekosistemi i Liqenit të Shkodrës është i njëjtë, ai nuk ka të njëjtin vlerësim në të dy anët e tij, në pjesën shqiptare dhe atë të Malit të Zi. Ndërsa në fillim të vitit 2022 qeveria shqiptare e shpalli pjesën shqiptare të liqenit “Rezervat Natyror i Menaxhuar”, pjesa malazeze prej shumë vitesh mban statusin e “Parkut Kombëtar”./VOA

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI