Arsenal, gjithmonë i dyti në Premier League
Në dy sezonet e fundit, Arsenal ka qenë pothuajse perfekt, duke luftuar deri në fund me Manchester City, i cili ka dalë fitues në ditën e fundit të kampionatit. Këtë sezon, Guardiola u tërhoq herët nga gara dhe titulli praktikisht i takon Liverpool, që po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm. Arsenal është sërish në vendin e dytë, me një distancë të sigurt nga ndjekësit, por vendi në Champions League ende nuk është siguruar. Pa sulmuesit kryesorë, shënimi i golave është bërë një mision i vështirë.Arteta braktis intervistën në TV pas një pyetjeje që nuk i pëlqeu
Në Old Trafford, ku Arteta festoi ndeshjen e tij të 200-të si trajner i Arsenalit, ai doli para kamerave të Sky Sports UK për intervistën pas ndeshjes. Mirëpo, në momentin që gazetari Patrick Davison e pyeti “A mendoni se diferenca prej 15 pikësh mes Arsenal dhe Liverpool është shumë e madhe?”, Arteta reagoi me nervozizëm. Kjo pyetje duket se preku një “plagë të hapur” për trajnerin, i cili e pa gazetarin drejt e në sy, doli pjesërisht nga kamera dhe u përgjigj shkurt: “Thank you” (“Faleminderit”), duke u larguar menjëherë dhe duke lënë të gjithë të habitur. Sjellja e tij u prit me shumë kritika, madje edhe nga analistët në studio live, si Gary Neville, i cili nuk e fshehu zhgënjimin e tij për reagimin e ftohtë të trajnerit të Arsenal.Mikel Arteta’s head is HOT. pic.twitter.com/QCD7bZUtX1
— Tactically Matt (@TacticallyMatt) March 9, 2025