Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne pranë kryqëzimit të Dajçit, në autostradën Lezhë-Shkodër.
Mësohet se një kamion i drejtuar nga shtetasi K. Z., 28 vjeç, është përplasur me një motor, dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i këtij të fundit, Arben Tanushi, 51 vjeç, gjatë rrugës për në spital.
Policia ka shoqëruar në Komisariat drejtuesin e kamionit, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor vijon punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. /LAPSI.al