Flash

Abdixhiku: LDK nuk hyn në një qeveri me Vetëvendosjen

Lapsi.al 10 March 2025
Abdixhiku: LDK nuk hyn në një qeveri me Vetëvendosjen

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha këtë të hënë se forca që ai drejton nuk dëshiron të bashkëpunojnë me VV-në e Albin Kurtit dhe se qëndrimet paraelektorale të partisë së tij nuk kanë ndryshuar. Ai e bëri këtë deklaratë pas mbledhjes së kryesisë, e cila zgjati mbi 5 orë.

I pari i LDK-së tha se nuk kanë pasur takim me asnjë parti pas zgjedhjeve. “Është rezultat me rritje me LDK-në që siguron 20 mandate. Është një rritje e madhe dhe e mirë. Do të sillemi siç jemi sjellë deri tani, në interes të Kosovës. Pozicionet tona të tanishme të LDK-së janë se nuk kemi pasur asnjë takim me asnjë parti politike në Kosovë, as me partinë në pushtet.

Me partinë në pushtet, nuk duam, nuk kemi dhe nuk punojmë për një bashkëpunim me ta. LDK nuk di të jetë pjesë pa pozitën e kryeministrit, LDK nuk punon me një qeveri afatshkurtër. Qëndrimet tona paraelektorale do të jenë edhe qëndrime paselektorale.” - tha Abdixhiku.

“Ne nuk jemi në pozicion që të japim oferta, sepse jemi të pozicionuar në opozitë. I takon partisë që të nisë afatet kushtetuese dhe të formojë qeverinë. Unë dhe askush nga njerëzit e autorizuar të LDK-së nuk kemi pasur kontakte zyrtare me partitë politike. Ne nuk besojmë në një qeveri që ka afat të shkurtër, nuk kemi interesa personale, kemi interesa për LDK-në”, - tha kreu i LDK-së. ©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI