Flash

Nedved e CR7 sërish përballë: çfarë i pëshpëriti në tunelin e dhomave të zhveshjes

Lapsi.al 9 March 2025
Nedved e CR7 sërish përballë: çfarë i
Në verën e vitit 2021, Cristiano Ronaldo vendosi të largohej nga Juventusi për t’u rikthyer te Manchester United. Eksperienca e tij te bardhezinjtë ishte padyshim pozitive, dhe tifozët nuk do ta harrojnë kurrë kënaqësinë dhe nderin e të parë një kampion të kalibrit të tij duke luajtur në “Allianz Stadium”. Mbërritja e tij u dëshirua me forcë nga drejtuesit e asaj kohe, nën presidencën e Andrea Agnelli, por që u mbështet nga i gjithë bordi drejtues i klubit, ku ndodhej edhe Pavel Nedved në rolin e zv/presidentit. Largimi i Ronaldos dhe dorëheqja masive e bordit në nëntorin e vitit 2022, për shkak të hetimit “Prisma” mbi falsifikimet financiare dhe ndërhyrjes së Consob, shënuan fillimin e një epoke të re për klubin. Por për një moment, mbrëmë, në ndeshjen mes Al-Nassr dhe Al-Shabab, Ronaldo dhe Nedved patën mundësinë të takoheshin për herë të parë pas atyre viteve te Juventus. E gjithçka ndodhi në tunelin e dhomave të zhveshjes.

Përqafimi mes Ronaldos dhe Nedved para ndeshjes

Pavel Nedved ka folur gjithmonë me respekt të madh për portugezin Cristiano Ronaldo, duke mbrojtur investimin që bëri klubi dhe Andrea Agnelli, pavarësisht se Champions League nuk u fitua gjatë atyre viteve. Juventus kishte shpresuar ta fitonte atë trofe pikërisht pas afrimit të portugezit, por objektivi nuk u arrit. Mbrëmë, pak para ndeshjes që përfundoi 2-2, dyshja u ritakua. Nedved e thirri Ronaldon, u përqafuan, dhe çeku i pëshpëriti diçka në vesh. CR7 reagoi me një të qeshur, duke treguar se klima ishte krejt miqësore.

Një takim i këndshëm, pavarësisht çështjeve ligjore

Pavarësisht padisë që Cristiano Ronaldo ka ngritur kundër Juventus për pagat e papaguara gjatë pandemisë, takimi me Nedved ishte krejtësisht i qetë dhe i përzemërt. Të dy nuk kanë më asnjë lidhje me klubin bardhezi, por mbeten ish-bashkëpunëtorë dhe miq, të lidhur nga një eksperiencë që do të mbetet gjithmonë pjesë e jetës së tyre.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI