Flash

Napoli thyen "agjerimin" e mposht Fiorentinën: fitorja e tretë radhazi për Bolonjën

Lapsi.al 9 March 2025
Napoli thyen "agjerimin" e mposht Fiorentinën: fitorja e

Në javën e 28-të të Serie A, Napoli rikthehet te fitorja duke mundur 2-1 Fiorentinën. Në “Maradona”, skuadra e teknikut Conte, me formacionin titullar, e zgjidh çështjen viola me një gol për çdo pjesë, të shënuar nga sulmuesit. Pas një fillimi me intensitet të lartë, është Lukaku (26’) ai që zhbllokoi sfidën me një goditje nga afër, pas pritjes së De Geas ndaj një goditje të McTominay. Më pas, traversa i mohoi golin kapitenit Di Lorenzo. Takimi i tij me rrjetën shtyhet deri në minutën e 61' kur Raspadori dyfishoi avantazhin, pas një asisti nga Lukaku.

Lexo më tejSimone Inzaghi korrigjon gazetarin në TV: “Tripletë? Jo, në fakt trofetë janë katër”

Napoli sidoqoftë nuk qendroi shumë në siguri. Në minutën e 66', Gudmundsson shkurtoi diferencën dhe u jep disa shqetësime vendasve në fundin e ndeshjes. Një fitore e vuajtur dhe një përgjigje e menjëhershme ndaj Inter. Tashmë, Napoli rikthehet vetëm një pikë prapa zikaltërve. Fiorentina mbetet e shtata me 45 pikë, pesë larg zonës që çon në Conference League.

Hellas Verona 1-2 Bologna

Fitorja e tretë radhazi për Bologna, e cila në javën e 28-të të Serie A mundi 2-1 Hellas Veronën në transfertë, në ndeshjen e drekës. Në “Bentegodi”, rossoblù kaluan në avantazh në minutën e 40-të me golin e Odgaard, pas asistit të parë me fanellën e re nga Calabria. Në pjesën e dytë, Montipò mbajti në lojë Hellasin me dy pritje vendimtare, por një gafë e tij i dha mundësinë Cambiaghit të dyfishonte avantazhin në minutën e 79-të, kur vendasit ishin me një lojtar më pak pas përjashtimit të Valentinit. Vetëm një minutë më vonë, Mosquera e rihapi ndeshjen, por nuk mjaftoi që skuadra e Zanettit të shmangte humbjen.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI