Flash

Milan e dy golat e anuluar nga VAR: Gimenez e Gabbia u zbuluan "jashtë loje" nga SAOT

Lapsi.al 9 March 2025
Milan e dy golat e anuluar nga VAR: Gimenez e Gabbia u zbuluan "jashtë

Santiago Gimenez dhe Matteo Gabbia shënuan dy gola për Milan, në transfertën ndaj Lecces, por të dy lojtarët u kapën në pozicion jashtë loje dhe arbitri Daniele Doveri anuloi golat pas rishikimit nga VAR-i. Një moment i errët për kuqezinjtë, të cilët nuk kanë fat as në episodet vendimtare. Në këtë rast, është e vështirë të lindin polemika, pasi bëhet fjalë për dy situata objektive të identifikuara përmes teknologjisë.

Dy gola të anuluar për Milan, pas ndërhyrjes së VAR

Milan kaloi në avantazh brenda minutës së parë me golin e Santiago Gimenez, i cili e çoi topin në rrjetë pas një krosi të Theo Hernandez. Megjithatë, sulmuesi meksikan ishte në pozicion jashtë loje në momentin e asistit dhe pas verifikimit nga VAR, goli u anulua.

Më pas, rreth minutës së 15', kuqezinjtë panë një tjetër gol të anuluar për offside: Matteo Gabbia shënoi pas një krosi nga goditja e dënimit e Theo Hernandez nga e majta, por pas një kontrolli të gjatë nga VAR, u konfirmua se mbrojtësi ndodhej në pozicion jashtë loje dhe goli u anulua.

Lexo më tejSimone Inzaghi korrigjon gazetarin në TV: “Tripletë? Jo, në fakt trofetë janë katër”

Nuk ka dyshime për këto raste, pasi të dy u kapën në offside përmes teknologjisë “semi-automated offside” (SAOT). Ky sistem funksionon me 12 kamera të instaluara në stadium, përveç atyre televizive, që monitorojnë 29 pika të dhënash për çdo lojtar, duke përcaktuar me saktësi pozicionin e tij në fushë. Të dhënat dërgohen te një AVAR i specializuar për offside, i cili më pas e komunikon vendimin te VAR-i dhe arbitri kryesor.

Milan në krizë pas eliminimit nga Champions League

Milan po përjeton një moment shumë të vështirë pas tre humbjeve të rënda dhe eliminimit nga Champions League. Një episod i favorshëm mund të ndihmonte psikologjikisht lojtarët e teknikut Sergio Conceição, por ka sezone kur gjithçka shkon keq dhe është tepër e vështirë të ndryshohet situata.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI