Flash

Bio

Lapsi.al 9 March 2025
Bio

Një industri në rritje e dominuar nga gratë në kuzhinë e në sherbim, ajo e gjelltoreve ose e gatimeve tradicionale ishte dje si në paralizë në Tiranë. Pushim. 8 mars.

Tendenca e kthimit tek ushqimi bio po ben që restorante të tilla të lira të shfaqen përditë e më shumë në vend të mizorisë fast-food.

Barqet e drojtura të nëpunësve, profesionistëve, e gjasme shtresës së mesme mbushen vakteve në këto ambjente të gëzueshme ku shefet urdhërojnë. Nuk mungojnë as mullat e majme pa kuptim me shtresat e tranzicionit të gjatë, të alkolit, derteve e keqngrenies, prej nga nuk lindi kurrë diçka e hajrit.

Ngjan si levizje kulturore kthimi tek bizelet e thjerrëzat. Padyshim, ta thotë këtë çdo mjek që ta çon hera në konsultë.

Diku në një qoshe të Bllokut, pasi ngjit 3 shkallë, çalltis një vend që zien, pa emer, pa reklamë. Mirë është të shmangesh oraret e pikut, s'do gjesh tavolinë.

***

Në sfond ja ku vjen Adele. "Someone like you". Një mezo-soprano, një piano, një tekst. Asgjë më shumë. Prej një dekade a më tepër kjo kenge është nga më të degjuarat në botë. Disku më i shitur.

As performancë, as trupa të tonifikuar në skenë as drita, as tinguj mobilizues. Kend gjysem në errësirë. Jo ndezëse. Jo vezulluese. Bio.

Të kap aty me sallaten me perime të ziera, e të hedh në kohë e deltina të pashkelura moti.

***

Pak metra më tutje, libraria e Dalanit. Qellon të kesh marrë "Njeriu pa cilësi". Libri i paperfunduar i Robert Musil. Të ka thënë Kundera disa herë ta lexosh. Edhe Italo Calvino. Eshte nga majat e letërsisë së Europës Qendrore. Edhe kjo pjesë e kontinentit pati lulëzimin në letra, pas eres franceze, britanike e spanjolle. Me Kafken të parin. Autori austriak qe mik me të. Ka mberritur më në fund në shqip, nga puna e mirë, e paqortueshme e Jonila Godoles. Bio.

Ulrih, i paplotësuar, pa një kompetencë, i kapur pas salloneve në perpjekje për të qendruar në treg, gjezdis nëpër Vjenë në vitin e largët 2013, po ai ka një prozhektor të fuqishëm që ja jep letersia e madhe dhe të sheh e te kundron sot ty me qesendi këtu në vitin 2025. Je si ai, je duke bërë të njejtat gjera.

***

Gati gjysmen e kohës e kalojmë me futbollin. Kryesisht si filozofë e mendimtarë që i dimë të gjitha. Specialistët thonë se ka një krizë. Por e shohim vetë gjendjen e rende të gjeniut, Guardiola, renien e tij pa lavdi. S'ka më ide, skemat, sterhollimet, tjerrja e tepruar, nuk vlejnë. Kthim tek futbolli bio. Ai që luhet thjesht, me shpirt e në çdo repart. Dhe me synimin e qartë. Asgjë më pak se 3 pikët.

Ardhja tek natyralja, tek humusi, te origjina, tek boja e njeriut është një puhizë melankolike, sidoqoftë. Do fashitet sa hap e mbyll sytë nga rrymat e mëdha të teknologjisë. Nostalgjikët e rrethuar me beton e ChatGPT, le të luten për pension të mjaftueshëm.

Të këshilluara

Gjermania dhe e ardhmja e sigurisë evropiane

Nga Medlir Mema Zgjedhjet e fundit në Gjermani premtojnëtë hapin një epokë të re për arkitekturën politike dhe të sigurisë në Evropë. Fitorja e Friedrich Mer...

09:59

Si të kapësh peshkun më të madh!

Historia e SPAK-ut dhe BKH-së (krahut ekzekutiv të SPAK-ut) është njëherazi historia e përpjekjeve të qeverisë shqiptare për t’i vënë ato nën kontrollin e saj. ...

16:17

Në Shpirag doli Noc Rroku

Në verën e vitit 2023, nga Vermoshi në Konispol nuk flitej gjë tjetër veç për lajmin e madh: çdo shqiptar do të bëhej sheik. Uau! Me fjalë që do ta bënte edh...

15:32

Kjo është errësira!

Ingranazhet e varfërisë, injorancës, mungesës së shpresës dhe vetëvlerësimit pa arritur asgjë bashkohen për të krijuar një lloj makinerie të përhershme dështimi...

13:21

Për të riun antikonformist nga Lushnja

Për të riun antikonformist nga Lushnja dhe bashkëmoshatarët e tij si ai: Për të riun antikonformist nga Lushnja: botanika na mëson se petalet rrethojnë dhe m...

13:08

Komploti i Tiranës

Ekzistojnë komplote njerëzore, poltike, sociale, fetare, institucionale e ekzistojnë dhe komplot arti. I tillë është Komploti i Tiranës, i kryer më vitet 200...

13:11

Dy vjet me satelitët Albania 1 dhe Albania 2

“Në 3 janar të vitit 2023 (para dy vitesh) u lëshuan në hapsirë 2 satelitët Albania 1 dhe Albania 2 Mund të më thoni përfitimet që keni pasur në këto vite nga k...

21:25

Pse Martin Cani nuk mori shërbim në QSUT

Sipas dëshmisë së zonjës e cila ka transportuar 14-vjeçarin Martin Cani drejt spitalit, ambulanca e ka marrë djalin nga automjeti i saj, afër QSUT-së. (Bar Oslo...

16:39

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI