Flash

Atalanta turpëron Juventusin në shtëpi: poker, tronditet keq Thiago Motta

Lapsi.al 9 March 2025
Atalanta turpëron Juventusin në shtëpi: poker, tronditet keq

Në ndeshjen e javës së 28-të të Serie A, Atalanta ka dhënë një shfaqje të shkëlqyer force duke mposhtur Juventusin me rezultatin e thellë 4-0. Me këtë fitore, ekipi bergamask i është përgjigjur sukseseve të Interit dhe Milanit. Të dielën  duhet të luhjë një pjesë të rëndësishme të titullit në Bergamo, kundër kampionëve të Italisë në fuqi

Në Allianz Stadium, ishte një penallti e Retegui në minutën e 39-të që zhbllokoi ndeshjen. Më pas erdhi një dominim total i Atalantës. Në pjesën e dytë, De Roon shënoi për 2-0 dhe më tej Zappacosta dhe Lookman vulosën një fitore të thellë.

Humbje e thellë për Juventusin

Për Juventusin, kjo humbje ishte një ndalesë pas pesë fitoreve radhazi. Tani bardhezinjtë ndodhen 9 pikë prapa Interit, duke thyer shpresat për titullin e kampionëve. Zonja e Vjetër tani duhet të luftojë për vendin e katërt, me Lazio dhe Bologna, që janë vetëm 2 pikë larg. Ndërkohë lacialët kanë edhe një ndeshje për të luajtur me Udinesen.

Në fund të ndeshjes, tifozët e Juventusit nuk e kursyen zemërimin. Ata hodhën fishekzjarre dhe fishkëllyen lojtarët, veçanërisht ndaj Locatellit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI