Flash

Diskutimet/ Dita e dytë e mbledhjes së Ramës me ministrat dhe grupin parlamentar

Lapsi.al 8 March 2025
Diskutimet/ Dita e dytë e mbledhjes së Ramës me ministrat dhe

Ditën e sotme në orën 14:00 do të zhvillohet mbledhja e dytë me dyer të mbyllura e kryeministrit Edi Rama me kabinetin e ministrave dhe grupin parlamentar të PS-së. Pritet që sot të vijojë diskutimi për organizimin zgjedhor të PS e cila synon fitoren në 11 maj. Po ashtu ditën e sotme pritet që drejtuesit politikë në qarqe të dorëzojnë listat e përgatitura për kandidatët për deputetë.

Ndërkohë në mbledhjen e djeshme e cila ka zgjatur rreth gjashtë orë, në fokus të diskutimeve ka qenë programi zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe vota e diasporës. Pjesëmarrësit kanë diskutuar për objektivat e këtij viti zgjedhor, duke përfshirë dhe linjat kryesore të fushatës që do të mbahen nga 11 prilli deri më 11 maj.

Gjithashtu është bërë një vlerësimi i punës së secilit që ishte i pranishëm duke nisur nga ministrat, drejtuesit politikë dhe kryetarët e bashkive. Në mbledhje është folur për çështjen e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI