Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Vatër zjarri në Selenicë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë e Selen...

20:02

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulajt, dërgohet për gjykim portugezi Ruben Saraiva

Lapsi.al 7 March 2025
Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulajt, dërgohet për gjykim portugezi

Gjykata e Lezhës ka dërguar për gjykim shtetasin portugez, Ruben Saraiva i akuzuar si personi që ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj në lokalin e tij në Shëngjin.

Vendimi është dhënë nga gjyqtari Renis Sheshi, ndërsa i riu portugez do të përballet me akuzat për ‘vrasje me dashje’ për interes sipas ne it 78/2 e 25 te Kodit Penal dhe ‘armëmbajtje pa leje’ sipas nenit 278/1 të Kodit Penal.

Sipas Gjykatës, rezulton të ketë prova mjaftueshëm për t’u gjykuar për këto vepra.

Portugezi Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri me 31 dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të gjykatës së Marokut, e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare. Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgimin e Tiranës, në pritje për t’u përballur me drejtësinë shqiptare, ndërsa në vazhdimësi të ketë lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Për krimin të akuzuar janë edhe 4 shtetas britanikë që ndihmuan dhe i dyshuari Edmond Haxhia si organizator dhe porositës i vrasjes.

Ardian Nikulaj u ekzekutua më 19 prill 2023 në Shëngjin në hotelin e tij. Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me fisin Lekstakaj, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI