Flash

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Vota e diasporës, mbi 245 mijë shqiptarë jashtë vendit do votojnë më 11 maj

Lapsi.al 7 March 2025
Vota e diasporës, mbi 245 mijë shqiptarë jashtë vendit do

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat ka zbuluar detaje nga regjistrimi i diasporës, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Janë 245, 975 shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që janë regjistruar për të pasur mundësinë të votojnë në zgjedhjet e 11 majit.

Shqiptari me moshë më të mëdha që është regjistruar onlinë është një shtetas shqiptar në moshën 98 vjeçare me banim në Gjermani.

"Të gjithë ata që u është refuzuar kërkesa nga KQZ mund të ankohen në gjykatën e Tiranës jo më vonë se data 11 prill. Nga momenti i refuziumit deri më 11 prill mund të paraqesin ankesë një platformë online. Në datën 9 mars shpallet lista paraprake. Nëse shikon pasaktësira lidhur me adresën, qytetari jashtë Shqipërisë mund të paraqesë kërkesë për të saktësuar adresën.

Do të shohim si shkon procesi i regjistrimit e miratimit të listave shumëemërore. Nëse ky proces shkon normalisht, synojmë që mes datës 8- 11 prill të përfundojmë procesin e dërgimit të fletëve të votimit nga jashtë. Në këtë mënyrë votuesit kanë kohë për të plotësuar dhe kthyer mbrapsht në KQZ. Deri në fund të javës tjetër do të kemi përfunduar procedurat që lidhen me operatorin e shërbimit postar. Do të përzgjedhim një prej operatorëve të njohur ndërkombëtarë e do të kërkojmë që dërgimi dhe kthimi i fletës së votimit të jetë ekspres dhe i gjurmueshëm", tha Celibashi.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI