Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Vatër zjarri në Selenicë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë e Selen...

20:02

Sërish protesta në Serbi, bllokim rrugësh dhe grevë masive

Lapsi.al 7 March 2025
Sërish protesta në Serbi, bllokim rrugësh dhe grevë masive

Pas thirrjes së studentëve për të mbështetur një grevë të përgjithshme, në Novi Sad nisi një protestë shumëorëshe, në të cilën u përfshinë mësues, juristë, punonjës të sektorit të IT-së dhe qytetarë.

Ndërkohë në disa qytete të Serbisë u mbajtën këtë të premte homazhe për viktimat e shembjes së çatisë së stacionit të trenit në Novi Sad.

Dy protesta të mëdha janë paralajmëruar për sot në Serbi, ndërsa vendi ka hyrë në grevë të përgjithshme. Greva ka nismëtarë studentët dhe gjimnazistët, me mbështetjen e sindikatave dhe shoqatave të ndryshme profesionale.

Kjo është greva e dytë e madhe këtë vit, pas asaj të mbajtur më 24 janar, ndërsa sipas mediave serbe, shumica e institucioneve do të bllokohen.

Protestat në Serbi kanë nisur pas shembjes së çatisë së stacionit hekurudhor ne Novi Sad ku mbetën të vdekur 15 persona.

Për këto protesta presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka akuzuar shërbimet e huaja të inteligjencës, duke thënë se në Serbi nuk do të ndodhë një revolucion me ngjyra si ato që kanë ndodhur në vendet e tjera të evropës juglindore. Protesta shtynë në dorëheqje kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviç dhe kryetarin e bashkisë së Novi Sadit, Milan Gjuriç.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI