Flash

Romagnoli i tërbuar, pavarërisht fitores së Lazios: “Fushë m*ti e topa të shfryrë”

Lapsi.al 7 March 2025
Romagnoli i tërbuar, pavarërisht fitores së Lazios:
Futbolli italian ringre kokën në Europë, falë dy ekipeve nga Roma që siguruan fitore të rëndësishme në Europa League në ndeshjet e para të 1/8-ave. Roma festoi në “Olimpico” me një gol të Shomurodov-it në minutën e 93’, ndërsa Lazio ia doli të marrë një triumf edhe më të vështirë kundër Plzen, duke shënuar me Isaksen në minutën e 98’, edhe pse mbeti me 9 lojtarë. Por sfida në Doosan Arena ishte një betejë e vërtetë, jo vetëm për kundërshtarin, por edhe për gjendjen skandaloze të fushës, që shkaktoi zemërim tek Lazio, si para ndeshjes ashtu edhe pas saj. Një nga më të indinjuarit ishte Alessio Romagnoli, i cili nuk i kurseu fjalët në fund të takimit: “Një ndeshje edhe më e vështirë sepse luajtëm në një fushë të m*ti e me topa të shfryrë”.

Lazio arrin një fitore të madhe në Plzen mes kushteve skandaloze

Pak para se të niste ndeshja, Lazio e shprehu hapur shqetësimin e saj për gjendjen e rëndë të fushës, një problem që UEFA ishte në dijeni prej kohësh, por që Plzen nuk kishte marrë mundimin ta rregullonte. Zemërimi i teknikut Baroni dhe lojtarëve u shndërrua në një luftë të vërtetë në fushë për gati 100 minuta, me Lazion që hapi dhe mbylli serinë e golave në një ndeshje që ngjante me ngjitjen e Everestit. Përfundimisht, skuadra italiane mori një fitore të artë, përfitoi nga dy kartonë të kuq të kundërshtarit dhe shënoi gol vendimtar në minutën e 98’. Megjithatë, shqetësimi për rrezikun e dëmtimeve dhe pamundësinë për të shfaqur lojën e tyre më të mirë në një terren të tillë, mbeti.

Romagnoli shpërthen: “Fushë m*ti e topat të shfryrë”

Zemërimin e tij e shprehu edhe Alessio Romagnoli, që ishte autor i golit të avantazhit për Lazion dhe më pas shkëmb graniti në mbrojtje, duke mbrojtur Provedel nga sulmet e Plzent, fillimisht me 10 lojtarë, pastaj me 9. Pas ndeshjes, Romagnoli foli hapur: “Një fitore e madhe që arritëm ta merrnim edhe pse ishim në inferioritet numerik. Ata ishin të fortë fizikisht dhe të shpejtë, por ne ishim të penalizuar nga fusha: luajtëm në një terren m*ti dhe, për më tepër, me topa të shfryrë.” Tani, Lazio do të luajë ndeshjen e kthimit në “Olimpico”, ku kushtet do të jenë shumë më të favorshme: “Jemi të vetëdijshëm se mund të bëjmë gjëra të mëdha në Europë,” – theksoi qendërmbrojtësi – “Do të jetë e vështirë, por dimë që tifozët tanë do të jenë aty për të na mbështetur.”

Fusha e Plzen një skandal i vërtetë: UEFA e dinte, por nuk veproi

Sipas raportimeve të Corriere dello Sport dhe Radio Laziale, Doosan Arena ishte në gjendje katastrofike. Pjesa e fushës pranë tribunës qendrore ishte plot me gropa, madje mungonin edhe copëza bari. Nga ana tjetër, asnjë zonë e fushës nuk ishte e rrafshët, por e dëmtuar rëndë, duke vështirësuar edhe më shumë lojën. Të dyja zonat para portave ishin shkatërruar, duke e bërë edhe më të vështirë punën për Provedel. Këto kushte rrezikonin seriozisht shëndetin e lojtarëve, në një sezon tashmë të mbingarkuar me ndeshje. Lazio kërkoi ndërhyrjen e UEFA-s, por klubi çek nuk mori asnjë masë, madje as nuk e mbushi fushën me rërë për të mbuluar gropat. Drejtori sportiv i Lazios, Angelo Fabiani, nuk i kurseu kritikat: “Një fushë e tillë nuk mund të presë një kompeticion të këtij niveli!”.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI