Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

"Grusht shteti në Bosnje", mbyllet qendra përkujtimore e Srebrenicës

Lapsi.al 7 March 2025
"Grusht shteti në Bosnje", mbyllet qendra përkujtimore e

Qendra Përkujtimore e Srebrenicës është mbyllur deri në njoftimin e dytë për shkak të pamundësisë për të ofruar garanci adekuate të sigurisë për punonjësit, bashkëpunëtorët, mysafirët dhe vizitorët, sipas deklaratës së tyre, raporton gazeta boshnjke "Detektor".

Qendra Memoriale theksoi se siguria e të gjithë të përfshirëve duhet të jetë kryesore dhe se Qendra do të qëndrojë e mbyllur derisa situata të stabilizohet dhe të sigurohen garancitë adekuate. Deri atëherë, të gjithë punonjësit do të kryejnë detyrat e tyre duke punuar nga shtëpia, nëse është e mundur, për të ruajtur vazhdimësinë e operacioneve administrative dhe të tjera, theksojnë në njoftimin për media, duke shtuar se këtë vendim e kanë marrë “për shkak të grushtit të shtetit që po ndodh”.

"Në një kohë kur institucionet shtetërore po tërhiqen përballë elementëve rebelë në Banja Luka, nuk dua të rrezikoj askënd në Qendrën Përkujtimore apo institucionin. Nuk dua t'i ekspozoj nipërit dhe fëmijët e atyre që mbijetuan ose nuk mbijetuan në korrik 1995 ndaj mundësisë për t'u dëmtuar nga dikush i frymëzuar nga tërheqja e shtetit përballë rebelëve, njoftoi përmes rrjetit social "X" Emir Suljagiç, drejtor i Qendrës Memoriale.

Në deklaratën e Qendrës Përkujtimore, e publikuar në rrjetin social "X", thuhet se ky organizim i punës do të jetë i përkohshëm, deri në plotësimin e kushteve për t'iu rikthyer aktiviteteve të rregullta dhe se aktivitetet që mund të zhvillohen në lokacione të tjera do të vazhdojnë, përfshirë konferencën e planifikuar për 11 mars në Sarajevë.

Një krizë politike ka shpërthyer në vend pasi gjykata shtetërore dënoi udhëheqësin politik serb të Bosnjës Milorad Dodik, duke e ndaluar atë potencialisht nga detyra si president i Republikës Srpska për gjashtë vjet.

Si përgjigje, Dodik premtoi se do t'i ndalojë gjykatës, prokurorisë, agjencisë shtetërore të policisë SIPA dhe agjencisë së inteligjencës boshnjake OSA të kenë ndonjë juridiksion në Republikën Srpska. Të premten, Dodik i kërkoi SIPA-s të largohej nga ndërtesat e saj në Banja Luka.

Vendet e BE-së e kanë dënuar ashpër qëndrimin e Dodik, duke e akuzuar për shkelje të rëndë të rendit kushtetues.

Të këshilluara

Kthesa e motit, kur nisin reshjet e shiut

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN se si do të jenë kushtet e motit gjatë ditëve në vijim. Porja tha se nga dita e nesërm...

20:23

Më 11 mars shefi i NATO-s viziton Kosovën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë Kosovën më 11 mars. NATO ka njoftuar se Rutte do të vijë në Prishtinë bashkë me zëvendëssekretar...

18:40

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI