Flash

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Erdogan: Planet evropiane të sigurisë duhet të përfshijnë Turqinë

Lapsi.al 7 March 2025
Erdogan: Planet evropiane të sigurisë duhet të

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se planet për sigurinë evropiane duhet të përfshijnë edhe Turqinë. Ai kërkoi gjithashtu që industritë turke të mbrojtjes të mos përjashtohen nga programet e Bashkimit Evropian. Presidenti turk mori pjesë sot në një video-konferencë të liderëve të vendeve partnere joanëtare të Bashkimit Evropian. Në video-konferencë përveç Tajip Erdogan morën pjesë krerët e institucioneve të BE-së dhe krerët e Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Norvegjisë dhe Islandës.

Duke theksuar se është në interes të përbashkët që të planifikohen të gjitha hapat që lidhen me sigurinë evropiane bashkë me Turqinë, presidenti Erdogan tha: “Të mos harrojmë se siguria evropiane nuk është çështje e anëtarëve të Bashkimit, por e të gjithë aleatëve evropianë. Ne dëshirojmë ta shohim takimin e sotëm si një manifestim të kësaj qasjeje pragmatike, siç ishte Samiti i organizuar nga Mbretëria e Bashkuar më 2 mars".

Ai vuri në dukje gjithashtu se mbrojtja maksimale e mundshme e marrëdhënieve transatlantike është padyshim e rëndësishme. Në të njëjtën kohë, ai shtoi se është e rëndësishme që Truqia të marrë pjesë në mekanizma, siç është Faciliteti Evropian i Paqes, të cilët synojnë të rindërtojnë dhe mbështesin Ukrainën. Ai argumentoi gjithashtu se nuk ka asnjë shpjegim për përjashtimin e Turqisë nga programet e prokurimit dhe rindërtimit të mbrojtjes të Bashkimit Evropian.

“Industria jonë e mbrojtjes është e gatshme të kontribuojë në sektorin e mbrojtjes. Programi evropian i industrisë së mbrojtjes duhet të jetë i hapur për të gjithë aleatët evropianë," tha presidenti turk.

Ai më tej tha se roli kritik i Turqisë në sigurinë dhe mbrojtjen ekonomike evropiane është dëshmuar dhe vendi e mban objektivin për anëtarësim të plotë në BE, duke shpresuar se Bashkimi do t'i kthehet negociatave të anëtarësimit me Turqinë.

“Ne e ruajmë fuqishëm objektivin tonë për integrim të plotë. Ne presim që BE-ja të miratojë një strategji dhe qëndrim vizionar dhe të rigjallërojë negociatat tona të pranimit”, tha ndër të tjera Recep Tayyip Erdogan, duke argumentuar se është në interes të të dyja palëve që të veprojnë me një perspektivë afatgjatë strategjike në marrëdhëniet Turqi-BE.

Të këshilluara

Ajola Xoxa mbërrin në SPAK

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxa është paraqitur paraditen e kësaj të premte në Prokurorinë e Posaçme. Xoxa është paraqitur n...

11:19

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI