Flash

Del autopsia/ Zbardhet misteri i vdekjes së aktorit Gene Hackman

Lapsi.al 7 March 2025
Del autopsia/ Zbardhet misteri i vdekjes së aktorit Gene Hackman

Gene Hackman, aktori fitues i çmimit Oskar vuante nga Alzheimer në një fazë të avancuar dhe vdiq nga sëmundjet e zemrës dhe faktorë të tjerë. Nga autopsia e publikuar këtë të premte thuhet se ndoshta ai ka ndërruar jetë gati një javë pasi gruaja e tij, Betsy Arakawa humbi jetën nga një sindromë e rrallë e mushkërive e transmetuar nga minjtë.

Aktori 95-vjeçar, bashkëshortja 64-vjeçare dhe një nga qentë e tyre u gjetën të pajetë më 26 shkurt në dhoma të veçanta të shtëpisë së tyre në Santa Fe të SHBA-ve. Shkaqet e vdekjes së tyre u njoftuan në një konferencë për shtyp në Zyrën e Sherifit.

Aktori vdiq nga sëmundja e arterieve koronare që u ndihmua edhe nga Alzheimer. Ndërsa Arakawa humbi jetën nga sindroma pulmonare hantavirus (HPS), një sëmundje e rrallë, por serioze e frymëmarrjes e shkaktuar nga ekspozimi ndaj brejtësve të infektuar. Shkaku i vdekjes së saj u konsiderua si natyral.

Misteri- Vdes aktori Gene Hackman, gjendet pa jetë në të

Ka të ngjarë që Arakawa të ketë vdekur e para më 11 shkurt ndërsa Hackman vdiq më 18 shkurt. Duke pasur parasysh se Hackman ishte në fazat e avancuara të sëmundjes së Alzheimerit, është "mese e mundur" ai nuk ishte në dijeni që gruaja e tij kishte vdekur tha një nga hetuesit. Ata u gjetën të pajetë një javë më pas më 26 shkurt.

Lëvizjet e fundit të Arakawa ishin më 11 shkurt, kur ajo ishte parë duke shkuar në një supermarket dhe duke u kthyer në shtëpi në mbrëmje. HPS transmetohet përmes kontaktit me jashtëqitjet e brejtësve, urinës ose pështymës ose kur thithet pluhuri i kontaminuar. Edhe pse e rrallë, sëmundja mund të jetë e rëndë, duke çuar në bllokim të frymëmarrjes në disa raste. Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë se si Arakawa u prek nga virusi.

LEXO EDHE: Vdekja e Gene Hackman/ Ikona e Hollywood që nuk pëlqente famën

Çifti, i cili ishte i martuar për më shumë se 30 vjet, u gjet në shtëpinë e tyre në Santa Fe pasi disa agjentë sigurie kryen një kontroll dhe gjetën trupat e tyre në tokë. Trupat e çiftit u zbuluan në faza të avancuara të dekompozimit, duke sugjeruar se ata kishin vdekur për disa ditë përpara zbulimit të tyre.

Trupi i Hackman u gjet në një dhomë pranë kuzhinës, me një bastun për ecje dhe një palë syze dielli aty pranë. Trupi i zonjës u gjet në banjë, me pilula të shpërndara pranë saj. Hackman ka lënë pas tre fëmijë të rritur nga martesa e tij e mëparshme. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI